• |
ide | kryesore

Aksioni i IKMT për shembjen e godinave pa leje/ Zemërimi i italianes qiramarrëse të hotelit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Akioni i IKMT-së sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të prishur godinat pa leje në Radhimë dhe Orikum ka hasur në kundërshtinë e një qiramarrëseje italiane.

Ndërsa sot rreth orës 10:00 ka nisur prishja e një hoteli trekatësh në Radhimë, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë reagim nga pronarët e godinës, të cilëve iu ishte lënë një afat 10-ditor për boshatisjen e ndërtesës.

Por, një shtetase italiane, të cilën mund ta shihni teksa ngre problemin e saj para mediave sot, thotë se ka mbetur mes katër rrugëve me këtë veprim të IKMT-së.

“Të kisha të paktën një çati mbi krye se nuk kam ku të shkoj. Unë kam paguar dhe taksat për gjithë vitin 2022. Nuk e kuptoj.” – u shpreh italianja, ndërsa thekson se falenderon konsulatën dhe ambasadën italiane për interesimin, por nuk ka marrë zgjidhje për këtë veprim të shtetit shqiptar. ©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. Yuri Kim ka postuar në rrejtet e saj sociale një foto të saj dhe Enkelejd Alibeaj, teksa ka “konfirmuar” kështu se ajo njeh këtë të fundit si kryetar të PD dhe jo Sali Berishën.Ne itali te detyrojn te pish shurren tende kur nderton pa leje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *