• |
ide | kryesore

Balluku: Fierza nuk prodhon më energji, kemi vendosur të grumbullojmë ujërat!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deklaroi në mbledhjen e Komitetit të Energjisë se situata hidrike në vend paraqitet e qetë, kjo pas reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit.

Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji për momentin, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat. Ndërkohë shtoi se edhe gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikohet që të kemi mot me shi.

“Ka pasur një përmirësim ditët e fundit. Ka patur një rritje të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë për të grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do të kemi edhe në ditët në vazhdim një prurje të re të motit të lagët, shpresojmë të jemi në datën 7. Situata është e qetë e mirë menaxhuar”, tha Balluku.

Ministrja ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e vdekjes. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t’i mbrojtur ata”, tha Balluku.



12 Comments

  1. Si shoferi i gjykates u be oficer i policise gjyqsore Tirane ndersa gruaja gjyqtare ne Lushnje thotë:

    Po sepse kur blini vidhni me shume.
    Hajdute !

  2. Keni 10 vjet ne pushtet. Ca u be me TEC-in e Vlores ? Tani kujtohesh ti ?? Pagoni gjithe ata njerez aty , pagoni kredine etj etj .
    Per cfare ju votoj populli ??
    Vetem te vidhni e keni mendjen

  3. po cfar do mbledhesh moj baxhelle e qeverise , isha ne Kukes dhe ishte skandal te shikoje uren e Kuksit dhe rezervatin qe ishte sikur po shikoje lumin Lana dhe kjo ne muajin prrill kur duhet te ishte plot dhe ne fund te gushtit mund ta shikoje nje situata me te mire sec ishte tani . keni zbrazur duke shitur e vjedhur energji si hajdute te babzitur pa asnje pergjegjesi .
    jeni felliqesirat e kesaj qeveria me propagande kurvash

    1. nuk jane qeveri keta, o kuksiani. Jane klub me axhende te tyren, pa lidhje me ne ketej perjashta.
      kjo kryebaxhella felliqesira eshte e dyta pas kurvarit te gjate qe kryeson nga ligesia. Nuk esht ministri Infrastrukture e Energjie – eshte Organizim shkaterrimi Energjitik e potenciali kombetar.
      Mos i quani me ‘qeveri’ o burr se skemi ne qeveri as qeverisje. Kemi vec bisha aty lart qe na kafshojn e shqyejn mishin e kombit perdite.

  4. Na qeverisen Nafijet per 45 vite ne komunizem dhe vazhdojne te na qeverisin mbesat e Nafijeve edhe sot. Kulmi!

  5. Faji qe nuk ka rreshje e ka Edi Rama hahahaha ca gallate shofim me maloket dhe shpellaret e Salih Non grates !

  6. Aq sh hajduta jan sa su mjafton as uji i natyres ! Kta thajn rezervuare, liqene, lumenj prisni se do vjedhin dhe ujin e detit sh shpejt!

  7. Kerkohen alienet neper hapsire!!! Ja ku i keni ne toke me ze e me figure duke shqyer e gllaberuar nje komb te tere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *