• |
ide | kryesore

Balluku: Kemi marrë 2 anije me qera për prodhim energjie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria ka marrë me qera dy anije prodhuese të energjisë elektrike. Në mbledhjen e Komisionin e Energjetikës, Balluku tha se këto anije do t’i japin Shqipërisë pavarësi gjatë verës.

“Kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike deri sa TEC të vihet në punë. Janë termocentrale lundruese dhe janë arritje e madhe se do na garantojë një pavarësi energjike.

Sigurisht që do të jetë e kufizuar, por i jep një frymëmarrje kësaj situate. Do japim detaje kur t’i kemi anijet e ankoruara në Triport, u realizua me mbështetje dhe të ambasadores Kim.

Jemi munduar të gjejmë dy anije të certifikuara nga Banka Botërore. Fakti që ajo zonë është turistike na ka bërë që të kërkojmë mjete lundruese termocentrale që mbrojnë ambientin, kërkuam certifikatat dhe këto anije i kanë,” – shtoi Balluku.



16 Comments

  1. Kur ma treguan këtë punën e anijeve para dy javësh thash mos po tallnin trapin 🙈
    Deri në këtë derexhe paskemi arritur

  2. Ed Ramuti eshte tersi i Shqiperise, me të erdhën këto të keqia: Sorros,Termete, Viruse, Lufte, Pa energji…

  3. ju nuk dini te ndani se kush punon dhe kush jo.skeni pse shani ata qe punojn dhe te nxirrni faqebardh salen me shok te cilet vetem kan vjedh

  4. Blerja e anijeve ne kete situate eshte shume e domosdoshme dhe do i jape nje dore vendit tone per energjine.Beni cfare ju duket ju me e mira👏Jemi me ju!!!

  5. Ju duhet te merrni masa per energjin elektrike.Le te flasin te tjeret ju thjesht vazhdoni punen per te dal sa m mire ne kete situate

  6. Te pakten po i japin drejtim ne nje far menyre spo e lejn ne meshir te fatit sic e kan pas len ata te tjeret para ktyre

  7. Ju gjeni zgjidhje qe mos me na lene pa drita , ne kohe te sales kemi pas nejt me jave pa drita se as anije as drita nuk sillte dot😂😂

  8. 10 komentet e fundit i ka shkruajtur e njeta dore. Kur qenka kaq kollaj me dy anije pse se bejn perher keshtu por kan permbytur dynjan me hidrocentrale keta jane mashtrime por mire e ka ky popull biles pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *