• |
ide | kryesore

Berisha: Ju rrëfej ofertën që Yuri Kim më dërgoi në zyrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi ambasadorja Yuri Kim njohu Enkelejd Alibeajn si kryetar të Komanduar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi këtë një shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e kësaj partie.

Në një intervistë për A2 CNN, Berisha tregoi për herë të parë Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së duke i garantuar edhe largimin e Bashës.

“Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së. Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.

Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një “refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”.

I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo që i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe jo duhet të zgjidhet kryetar i PD që unë edhe të mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mia. Nuk prita kundërpërgjigje nga Kim se gjeja në qëndrimet e Bashës” – tha Berisha.

Duke i konsideruar të papranueshme ndërhyrjet e ambasadores Kim në punët e PD, Berisha u bën thirrje shqiptarëve që të mos kenë ndikim në mendimet e tyre për mbështetjen amerikane.

“I konsideroj të papranueshme ndërhyrjet e saj në punët e brendshme të PD dhe besoj që asnjë shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij nuk pranon një gjë të tillë për asnjë parti politike, por kam një thirrje për shqiptarët e demokratët.

Këto qëndrime dëmtojnë imazhin e vendit të lirisë para shqiptarëve ndaj është u bëj thirrje shqiptarëve të mos kenë ndikim në mendimin e tyre për partnerin tonë strategjik SHBA.

Nga ana tjetër ky është thjesht dështim i radhës, por dëshmi e një presioni të paskrupullt mbi sistemin e drejtësisë, që unë e kam denoncuar edhe më parë të ndërhyrjes së guvernatores me kolegjin e vetingut për persona të caktuar” – tha ajo.

Ish-kryeministri foli edhe për atë që e quajti “projekti Berisha 3”.

“Unë i qëndroj këtij projekti, gjithnjë mbi bazën e vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe anëtarëve të PD-së. Por, ka dhe një arsye madhore: Sali Berisha është personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën”, – deklaroi ish-kryeministri.

Berisha u pyet edhe se si mund të vihet në jetë ky projekt ndërkohë që SHBA e ka shpallur “non grata”.

“Nëse në vitin 1998 unë kisha kundër të gjithë botën, të përfaqësuar nga OSBE, BE, të cilët dërguan një trojkë me mesazhin që unë duhet të largohesha, sepse isha pengesë e madhe për qeverisjen socialiste, atyre u kam dhënë përgjigjen që meritonin. Përpjekjet e mia për rikthimin e atëhershëm, shënojnë një nga sukseset më të pamohueshme në historinë e vendit” – tha ish-kryeministri duke bërë edhe një apel të fundit për ambasadoren Kim.

“Yuri Kim, ka bërë gjithçka që të presë marrëdhëniet me demokratët, që kur u ka servirur atyre barin. Prandaj, do ta këshilloj guvernatoren Kim, që në rast se dëshiron të ketë komunikim të sinqertë me ta, t’u kërkojë të falur demokratëve për shprehjen e diktatorit mizor Enver Hoxha, që përdori në gusht.

Ajo ishte një frazë e mirëmenduar. Ose ajo e ka studiuar Enver Hoxhën, ose në rininë e saj ka pasur lidhje me grupe marksiste-leniniste që qarkullonin veprat e autorit. Ajo ishte një përzgjedhje fraze për të ofenduar shqiptarët, të cilët, për shkak të varfërisë ekstreme që shkaktoi diktatura e Enver Hoxhës, kanë ngrënë edhe bar në vend të ushqimit”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. As nuk duhet ti kushtohet rendesi me kesaj debileje. Me nje varg te Podrimes, Hasmi shkofte ne pith te nenes.

  2. Berishe gallata-sallata ruse. Me ka thane mue, me kane ofrue pare mue, me kane dergue perfaqesues mue, me ka thene nje diplomat mue..mue dhe asje emer. Me keto perralla bajate e ka shtyre 31 vjet.

  3. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nuk merret me ty o malok i piset vucidoli Keto genjeshtra vetem zorretharet malok qe te vijne nga pas mund ti hane . SHBA asnjehere nuk do bashkepunoje me ty pasi ti je shpallur non grata dmth i padeshirushem per SHBA

  4. SA INJORANT KA KY VEND ME FJLAOR BANAL PER NJE SALI RRUMPALEN E OER TE GJITH POLITIKANET PRANDAJ NUK E NDIHMON AS ZOTI VENDIN TON SE SHOHIN SALIUN ,EDIN,LULIN, MONEN, DHE VEN VOTOJN PER THESIN E MIELLIT VETEM ENVERI I VINTE HAKUT KETIJ POPULLI.

  5. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ishte një përzgjedhje e presidentit konservator Trump, e Berisha e quan ate një ish “marksiste leniniste”, sepse përmendi fjalët “bar” të Enver Hoxhës.
    Për brezin e ri të shqiptarëve që nuk e kanë përjetuar kohën e diktaturës enveriste, është e panjohur thënja e Enverit se “bar do të hamë, e armikut imperialist amerikan , nuk do ti shtrijmë dorën” e çuditërisht këtë thënie që u bë realitet, bëjnë sikur e kanë haruar edhe ish punistët që e kanë përjetuar ate kohë.
    Ambasadorja amerikane , duket vërtetë se e ka studiuar të kaluarën diktatoriale komuniste shqiptare, e kur ju drejtua shqiptarëve me fjalët “mos doni përsëri të hani bar” për hir të një politikani të shpallur non grata nga SHBA, nuk “kërcënoi” shqiptarët , siç abuzon Berisha, por ju kujtoi një realitet të hidhur e të përjetuar.
    “Barin” shqiptarëve nuk ju a rekomandoi SHBA, po ju a serviri paranoiaku Hoxha, për të mbajtur pushtetin e tij diktatorial.
    A është vërtetë Berisha një “diktator” si Enveri ?
    Këtë nuk e besoj as unë, e në fakt më shumë i përngjet Enverit me manierën e marjes së gjitha pushteteve, Edvin Rama, nipi i byroistit ekstremist komunist Spiro Koleka, paçka se në kushte të tjera të një sistemi pseudo demokratik pluralist, tërësisht të korruptuar..
    Rama me urrejtje patollogjike e cilëson ish presidentin e kryeministrin demokrat, Berisha , si një “kufomë e së kaluarës”, e Partinë demokratike si inekzistente.
    Sipas tij “e ardhmja e Shqipërisë” na qenka “Republika popullore socialiste” e ish byroistve të PPSH.
    Deri në 9 shtatorin e vitit të kaluar, kur Berisha kishte deklaruar publikisht, se do ti dilte vetë përballë në rrugë gjyqësore akuzave të DASH, pa e implikuar Partinë demokratike, kisha bindjen e plotë se i ishte bërë një padrejtësi e se “non grata” ishte produkt i intrigave të karagjozit Rama.
    Por nisma e “foltoreve”, ku ai të gjitha bateritë e shpifjeve të huazuara nga Rama e kllounët e tij, i drejtoi kundër Bashës, politikanit më të suksesshëm e më të preferuar prej tij, më befasoi duke më krijuar dyshime të mëdha sa i takon moralit të tij qytetar.
    Berisha, megjithë moshën e tij, ngelet si politikani më energjik i 30 viteve të fundit në Shqipëri.
    Po ajme.
    Në historinë e njerëzimit, ka pasur “liderë” të shquar për energji, ama energjitë mund të kenë kahje pozitive e negative.
    Nuk dua kursesi të heq paralele midis Putinit e Berishës, sepse janë shumë larg njeri tjetrit.
    Por seç ka disa pika të përbashkëta në karrierën e tyre politike.
    Putini, një ish oficer i KGB sovjetike, e ktheu Rusinë në një vend me sistem oligarkik kapitalist të korruptuar, e kërkon që të mbetet përjetësisht në pushtet, duke pretenduar se ka “shumicën” e votuesve rusë.
    Po sa reale është kjo “shumicë” kur dihet se ai ka gllabëruar të gjitha pushtetet e mjetet propogandistike mediatike ?
    Është fakt se pothuajse të gjitha mediat shqiptare transmetuan non stop të gjitha foltoret e Berishës.
    Mes dy- treqind militantëve të tij që mblidheshin në foltore, pati një grup “entuziast” me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, por pati edhe zëra të ish të persekutuarve e të ish pronarëve që e akuzuan se nuk kishte bërë asgjë për ta, siç kishte edhe shumë që e akuzuan se si është e mundur që e demonizon “birin e tij shpirtëror” Bashën, që e kishte promovuar e vodt, që intrigonin për ambicje karrieristeuar publikisht.
    Në foltoret pothuajse u harua fare gjithë historia e abuzimeve të rënda korruptive me votat, apo “masakra zgjedhore” e Ramës, e gjithë retorika u përqëndrua për të demonizuar Bashën si “hunbës i madh”
    Propoganda mediatike socialiste e ka cilësuar gjithmonë Berishën si të keqen më të madhe të Shqipërisë.
    Është bërë anektodike cilësimi : “të gjitha fajet i ka Berisha”
    Po ky Berishë , e ktheu propogandën mediatike në akuzën ” të gjitha fajet i ka Basha” , duke injoruar faktin se Basha në këto 8 vite të kryesimit të opozitës, ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të “liderit historik”, në zyrën e të cilit shkonin gjithfarë bylyk-bashër, që për ambicie karrieriste , intrigonin kundër Bashës.
    Së fundi, pretendohet se vendimet e foltores së madhe të stadiumit në 11 dhjetor, qenkan vendimet e “shumicës” e verdiktin gjyqësor për këtë, e paska dhënë vetëm një gjykatës, familjar i Berishës.
    Pra “fati” i opozitës demokratike shqiptare, na qebka në duart e një gjykatësi të vetëm të rëndomtë.
    E ka vendosur “Shukriu apo Zhukriu”, se kush është shumica, i bien gjoksit antarët e komisionit të rithemelimit
    Po dale o të uruar shqiptarë.
    Nuk bëhet fjalë për një kile groshë që një kadi vendos se kujt i takojnë, por bëhet fjalë për fatin e Partisë demokratike që përmbysi sistemin diktatorial enverist e të gjithë Shqipërisë e të mardhënieve të saj me Perëndimin demokratik, BE e SHBA apo NATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *