• |
ide | kryesore

Blerje e jashtëligjshme e mëlçisë: hetohet mashtrimi i Abidal, “asnjë lidhje me donatorin”

-Instant, F1, Sport



Nga një skandal në tjetrin. Jeta e Eric Abidal vazhdon të jetë në titujt kryesorë e për arsye gjithmonë e më të errëta. Dje, ato të Confidencial, një gazetë dixhitale nga Madridi, zbuluan se ekzaminimi i Institutit Kombëtar të Toksikologjisë nuk ka zbuluar asnjë lidhje farefisnore midis Eric dhe Gerard Armand, kushëririt të pretenduar që në vitin 2012 i dha organin për transplantin e nevojshëm, pas sulmit të dytë të kancerit në mëlçi, që mbrojtësi i atëhershëm i Barcelonës kishte pësuar edhe në vitin 2011. Një histori shumë e gjatë plot me anë të errëta, paksa si rasti Hamraoui. Po, sepse jemi vetëm 5 muaj larg skandalit tjetër që përfshiu ish-lojtarin e kombëtares franceze: agresioni ndaj Kheira Hamraoui, lojtares së PSG-së dhe Francës që u rrah me shufër hekuri pas një darke më 4 nëntor me ekipin.

OPERACIONI I DYFISHTË – Gjithcka nis me transplantin. Në dimrin e vitit 2011, Barça njoftoi se Eric Abidal kishte kancer në mëlçi. Lojtari u operua më 17 mars dhe u kthye mrekullisht në fushë disa javë më vonë, në kohë për të ngritur me Carles Puyol, i cili e donte në krah, Ligën e Kampionëve të fituar në Wembley kundër United nga Barça e Guardiolës, me Abidal titullar. Më 10 prill 2012, Abidal iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë, duke falënderuar Gerard Armand, kushëririn bujar që i kishte dhënë organin. E pothuajse një vit më vonë, më 6 prill 2013, Erik u rikthye sërish në fushë. Pak më vonë ai u largua nga Barça, duke akuzuar drejtuesit e presidentin Sandro Rosell se e shkarkuan dhe kaloi te Monaco, deri kur u tërhoq nga loja në dhjetor 2014.

PËRGJIMET E PARA – Në vitin 2017, në kuadër të hetimeve ndaj vetë Rosell i akuzuar për pastrim parash, hetuesit kanë hasur në katër biseda telefonike mes ish-presidentit blaugrana dhe disa bashkëpunëtorëve, në të cilat flitet për blerjen e jashtëligjshme të një mëlçie për Abidal. Më 23 maj Rosell u arrestua për pastrim parash (ai qëndroi në paraburgim në Madrid për dy vjet përpara se të lirohej nga burgu pa akuza dhe me shumë ndjesa) dhe policia e Guardia Civil vendosën të hapin një hetim të veçantë për blerjen e organit human. U kërkua një letërporosi në Francë, ku Abidal ishte operuar, por asgjë nuk erdhi dhe çështja u mbyll.

HETIMI I DYTË– Në vitin 2018 Abidal rikthehet te Barça si drejtor teknik dhe pak ditë më vonë dalin përgjime të tjera në të cilat përmendet sërish mëlçia e blerë. Fiscalia e Barcelonës kërkoi rihapjen e çështjes, e cila u realizua më 30 janar 2019: hetuesit ishin të bindur se transplanti është kryer me një mëlçi të blerë ilegalisht. Ndërkohë, marrëdhëniet mes ‘kushërinjve’ Adidal dhe Armand, fillimisht idilike me ftesat e Erikut dhe gruas së tij për pushime aty-këtu, ishin ftohur shumë.

NJË KUSHËRI SHUMË I LARGËT — Me ekzaminimin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë, që thotë se Eriku dhe Armand nuk janë farefis e avokatët e Rosellit që pretendojnë se lidhja e gjakut nuk vërtetohet me testin e ADN-së sepse është një test i anashkaluar, historia merr tjetër drejtim. Përveç Rosell dhe Abidal, të akuzuarit përfshinin edhe ish-ekzekutivin blaugrana, Juanjo Castillo. Kodi penal spanjoll parashikon një dënim nga 5 deri në 8 vjet për ata që shpallen fajtorë për trafikim njerëzor me qëllim nxjerrjen e organeve. Avokati i Rosellit kërkon një test të ri.

GJYSHJA – Kur u bënë publike përgjimet e bisedave telefonike mes Rosell dhe Castillos, ku flitej hapur për blerjen e mëlçisë, mbrojtja fillimisht kishte thënë se Armand dhe Abidal ishin kushërinj të largët, pasi kishin një gjyshe. Marrëdhënia prindërore është thelbësore për të autorizuar një transplant ‘inter vivos’, me motivimin emocional që justifikon dhurimin, që ndër të tjera është i rrezikshëm për donatorin. Dokumentet e gjykimit sqarojnë se në Francë nuk është krim të paguhet për dhurimin e një organi dhe nënvizojnë sesi i gjithë operacioni është menaxhuar nga Score Agencies që në atë kohë përfaqësonte interesat e Abidal. Dyshimi është se pagesa është bërë nga Barça për agjencinë dhe kjo po hetohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *