• |
ide | kryesore

Çfarë do bëjë Berisha nëse gjykata do njohë edhe Kuvendin e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë intervistës në A2 CNN se çfarë mund të ndodhë nës gjykata do të njohë edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve nga Lulzim Basha sikurse ndodhi me atë të 11 dhjetorit që u mbajt nga Komisioni i Rithemelimit në Air Albania.

Berisha tha se asnjë gjykatës normal nuk mund të pranojë kuorumin prej 1958 votash, pavarësisht se Basha sipas tij e ka servirur për 5004, duke i sugjeruar këtij të fundit një kurs të ri matematike.

“Gjykatës me fakultete mendore normale që të pranojë 1958 për 5004 nuk besoj që gjen as në shtëpitë e problemeve të shëndetit mendor. Por gjykatës nuk mund ta pranojë atë se kuvendi ka një kuorum dhe shifra 1958 është nën kuorumin e vendimeve dhe asnjë vendim nuk ka vlerë por ky kuorum është servirur 5004 dhe kjo është matematika e Bashës dhe tani do ketë kohë të bëjë një kurs të ri matematike”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. ASGJE NUK DO TE BEJE
    AJO QE DO TE NDODHE QE SHQIPTARET DO TE BEHEN KOLONI E PLOTE
    VENDOS AMBASADA PER GJITHCKA

    1. Per Xonin e kishe se ai beri 12 kr. bashkie dhe 12 KM dhe u bene 24 vite ne total.
      Sala 12 vjet ne total, 4 President e 8 ka qene KM.

      Kush i bie qe ka jetegjatesi me shume ne pushtet??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *