• |
ide | kryesore

Dëshmia e vëllait të Iljaz Çalit/ Dyshimet se borxhi prej 1 milion dollarë i mori jetën

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Isha me Iljazin një orë para se të ekzekutohej, pimë kafe, më pas u ndamë. Lajmin e mësova nga mediat”. 

Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në polici vëllai i Iljaz Çalit, Zeqiri, 37-vjeçari që u vra të dielën në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Ai ka thënë se ka dyshuar se viktima mund të ishte i vëllai në momentin që ka parë llojin e mjetit ku ishte gjetur viktima. Ka treguar më pas se ka tentuar ta telefononte, por nuk kishte arritur të lidhej, kështu që kishte vendosur të shkonte drejt vendit të ngjarjes. Aty më pas, ka mësuar se viktima është i vëllai, raporton “Panorama”.

Policia dhe Prokuroria e kanë dokumentuar dëshminë e vëllait të madh të viktimës dhe të disa personave të tjerë, ndërkohë që për të shkuar te motivi dhe shkaqet e ngjarjes, ata kanë rihapur disa çështje në të cilat dyshohet se implikohet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Iljaz Çali.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, është mësuar se viktima ka pasur probleme me dy persona dhe këto probleme sipas grupit hetimor kanë të bëjnë me borxhe që lidhen me kromin. Kjo e dhënë është përfituar nga dëshmia paraprake e vëllait të viktimës, i cili është pyetur nëse ka dyshime për konflikte të të vëllait.

Ai ka mohuar ndonjë konflikt, por ka thënë se kanë ekzistuar debate për shkak të një sasie kromi që kap shifrat e 1 milion dollarëve. Policia gjithashtu ka marrë dëshminë edhe të personave të tjerë. Njëri prej tyre, ishte një rojë e një subjekti aty pranë vendit ku ndodhi vrasja. Ai ka treguar se ka dëgjuar të shtëna fillimisht, më pas breshëri plumbash, por ka shtuar se paraprakisht ka menduar se zhurmat shkaktoheshin nga fishekzjarret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *