• |
ide | kryesore

FOTO/ A janë të manipuluara pamjet e kufomave në Bucha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi “pamjet e civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës”.

Pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti në periferi të Kievit, u shfaqën imazhet e kufomave të shtrira nëpër rrugë.

Ukraina akuzoi Rusinë për një “masakër të qëllimshme” por Rusia e quajti atë “një provokim të organizuar nga regjimi i Kievit”. Rusia ngriti një sërë pretendimesh në lidhje me pamjet nga Bucha.

Rusia: Trupat e pajetë janë fake

Pas tërheqjes ruse, pamjet e marra nga një makinë që po kalonte nëpër qytet shiheshin trupa në të dyja anët e rrugës. Në mediat pro-ruse qarkulloi më pas një version i ngadalësuar i videos, duke pretenduar se krahu i njërit prej trupave lëvizte.

Ambasada ruse në Kanada e postoi videon në Twitter, me titullin “video e inskenuar që tregon trupa të pajetë false në qytetin Bucha afër Kievit”.


Por një analizë më e afërt e videos tregon se ajo që pretendohet të jetë një krah në lëvizje, është në fakt një shenjë në këndin e poshtëm djathtas të xhamit të përparmë të automjetit.

BBC thotë se ajo duket si një pikë shiu ose një grimcë papastërtie bashkë me shenja të ngjashme të dukshme në xhamin e përparmë në video.


Një tjetër pretendim rus fokusohet në një pjesë tjetër të pamjeve. Makina kalon pranë një tjetër kufome të shtrirë pranë një trotuari.

Still comparison

Mediat pro-ruse pretendojnë se trupi “ulet”, por një version i ngadalësuar i videos tregon se pasqyra e krahut po shtrembëron qartë reflektimin e trupit, si dhe të shtëpive në sfond.

Still of video

Rusia: Trupat nuk janë të ngurtësuar

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë shkroi në Tëitter: “Është veçanërisht shqetësuese që të gjithë trupat e njerëzve, imazhet e të cilëve janë publikuar nga regjimi i Kievit nuk janë ngurtësuar pas të paktën 4 ditësh”.

Sipas ushtrisë ukrainase, rusët u larguan në orët e para të 31 marsit. Rusët thonë se u larguan që më 30 mars.

Body bags in Bucha

Në orët pas vdekjes, trupat kalojnë nëpër një proces të quajtur “rigor mortis” ku muskujt tkurren dhe ngurtësohen.

BBC thotë se kërkoi mendimin e një mjekut ligjor nëse “ngurtësohej” një trup pas 4 ditësh. Ai ka punuar në vende përfshirë Kosovën dhe Ruandën në hetimet e krimeve të luftës, por nuk donte të përmendej me emër. Ai i tha BBC-së se pas 4 ditësh, ashpërsia e vdekjes “zakonisht ulet”.

Rusia: Trupat nuk kanë njolla tipike kufomash

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por patologu tha se pamja e dikujt që ka vdekur nga një plagë me armë zjarri ose një akt tjetër dhune ndryshon shumë në varësi të armës së përdorur, nga distanca që është qëlluar e kështu me radhë.

Nuk ka gjithmonë shumë gjak të dukshëm pasi mund të grumbullohet poshtë njerëzve ose të zhytet në rroba të rënda, veçanërisht nëse dikush është i veshur trashë.

Rusia: Asnjë banor i vetëm vendas nuk ka vuajtur nga ndonjë veprim i dhunshëm

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se ndërsa Bucha ishte nën kontrollin rus “asnjë banor i vetëm vendas nuk ka vuajtur nga ndonjë veprim i dhunshëm”. Ky pretendim bie ndesh me dëshmitë e shumta të banorëve.

Një mësues vendas i tha Human Rights Ëatch se më 4 mars forcat ruse kishin grumbulluar 5 burra dhe kishin ekzekutuar njërin prej tyre.

Banorët vendas që folën me uebsajtin investigativ rus “The Insider” pasqyruan një pamje të ngjashme.

“Këto ishin ditë të tmerrshme. Kur as oborri yt, as shtëpia jote, as jeta jote nuk të përket ty. Nuk ka rrymë, ujë, gaz. Është e ndaluar të dalësh nga shtëpia, nëse largohesh – të pushkatojnë,” – tha banorja për Insajder.

Vendasit i thanë BBC-së se rusët kishin thyer sistematikisht dyert për të plaçkitur banesat dhe ndërsa ushtarët vodhën sende me vlerë dhe ushqime, banorët u detyruan të fshihen në bodrum.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi gjithashtu se forcat e tyre u larguan nga Bucha më 30 mars dhe se pamjet që tregonin trupat atje “nuk u shfaqën deri në ditën e katërt, kur Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe përfaqësues të mediave ukrainase mbërritën në qytet”.

Por AFP publikoi imazhe të trupave të vdekur që më 2 prill dhe BBC tha se gjeti video të kufomave që qarkullonin në rrugët e qytetit në mediat sociale që më 1 prill. ©LAPSI.al



31 Comments

  1. Fallco nga koka deri në këmbë … te vjen keq që ky portal po bie pre e teorive konspiracioniste të BBC dhe AFP, dy burime të qarta dezinformimi. Herë tjetër futini edhe CNN t’i bëni gënjeshtrat më të besueshme.

    1. Ty mbase mund te duket dhe Dielli eshte fallco apo hena eshte hologram, ca me te thon…
      Per ty mbase fallco te duken dhe varret masive ne Kosove, ke kohen e Sllobodanit…
      Car provash ke ti qe thua fallco, ku bazohesh?
      Apo per ju mjafton fakti qe dicka e transmeton CNN dhe automatikisht eshte fallco.

      1. Ti mër mik mund të thush çfar te dush, po un nuk them që dielli dhe hëna janë holograma, mos shpik gjëra. Gjithashtu nuk them se varret masive në Kosovë jan te rreme.

        Tani për ato që thash, un bazohem tek historia e gjatë mashtruese e klikës Zelenski, një i degjeneruar që mori në qafë nje vend të tërë si Ukraina, popull te cilin un e dua shum. Si dhe tek logjika – çfar i shërben imazhit rus kjo kasaphanë?! Dhe e fundit, që të nxjerrësh përfundim sa më të saktë duhen parë disa burime, jo perëndimore, si psh kanale ruse, që s’ma ha mendja se i sheh.

        E kuptove tani ?

        P.S. A e di ti që ky tipi Zelenski ka nje vilë dhjetra milion dollar ne Florida? A e di ti prezencën e laboratorëve biologjik vdekjeprurës me fondet e perëndimit ne Ukrainë? A di ti prezencën e tuneleve nëntokësor shum te gjata qe janë përdorur për trafikim njerzor ne Ukrainë? A e di ti qe ish-presidentin e atëhershëm ne 2014 te atij vendi e hoqi Sorrosi me mbështetjen e disa vendeve perëndimore ?

        Edhe herë tjetër mos u fryj si gjel këtu pa bërë në fillim detyrat e shtëpisë.

        1. Me fal nese te kam fyer, nuk eshte qellimi im, por une indinjohem shume kur njerezit nenvlersojne jeten, e konsiderojne vdekjen e disa qindra mijra njerezve si deme kolaterale…
          Ndac me fe ndac me moral, me ca te duash ti, ti nuk ke te drejte ti maesh jeten tjetrit, ti nuk ke te drejte te shkosh te pushtosh tjetrin.
          10 minuta para se te lexoja komentin tend pash nje vidio te nje kanal Rus, po tregonin perpjekjet heroike te ushtarve Rus ne cminimin ne Ukrahine. Kameramani qendronte perpara ushtarit me metal detector ne dore. E gjitha nje inskenim i keq.
          Para filimit te luftes ne Ukrahine une ndiqa shpesh televizionin Rus dhe Indian ne Youtube (per te pas nje larmishmeri burimesh), ndersa tani kronikat e tij po po i ngjasojne kronikave te RTSH ne kohen e xhahit.
          Ca kujton ti se une jam nga ato qe besoj verberisht Ameriken, qe besoj se Amerika eshte e mire dhe te tjeret jane te keqinjte. Une ve ne dyshim dhe ekzistencen e Zotit (keshtu si na e pershkruajne fete), e jo me budalalliqet qe thone televizionet.
          Por qyteti i Mariupolit i shkaterruar totalisht, i rafshuar nga altireria Ruse eshte dicka shume reale.

          Po me tregon zoterote cfar ndodhi ne Ukrahine ne 2014, po pse nuk me tregon dhe kush ishte Viktor Yanukovych, pse nuk me tregon se car vile kishte ai (shtepia e tij eshte bere muze i korrupsionit atje), pse nuk me tregon qe ai ishte vasal i Rusise, punonke kundra vullnetit te njerezve. Shumica e Ukrahinasve duan te shkojne drejt Europes, jo drejte Rusise, mund te te siguroi per kete.
          Ukrahina eshte nje nga vendet me te pasura ne bote persa i perket pasurive natyrore, gjithashtu eshte shteti me i varfer i Europer (perjashto Moldavine se nuk eshte shtet), e gjitha kjo fale nderhyrjeve Ruse. Qe pas 2014 ekonomia Ukrahinase ka pesuar nje zhvillim te madh.

          Kam pare vidiot qe transmetonte media ruse per revolucionin e 2014, te gjitha mashtrime.
          Te njejten vidio ne version te plote te pa prere e gjeje ne kanalet Ukrahinase apo perendimore, dhe ishte shume e qarte qe ruset genjenin. Nuk e di nese e ke pare, por po flas per ate vidion ku policia shkon dhe sulmon me arme protestusit, me pas protestusit i pergjigjen me po me arme dhe policia ia mbath. Mediat ruse e prenin vidion, dhe transmetonin vetem pjesen e dyte ku protestusit qellonin policine.
          Dhe ne Kine ka laburatore biologjike te financuat nga USA te cilet krijojne viruse vdekjeprurese, si puna e atit ne Wuhan, i cili thuhet se na beri peshqesh Coronen, si pasoje e se ciles kane vdekur Mijra Rus, pse nuk sulmon Kinen Rusia, apo nuk ja mban bytha me te??

          Une jam i mendimit qe asnje shtet nuk ka te drejte te pushtoj apo sulmiu nje shtet tjeter, kjo eshte vija e kuqe per mua.

          A ke menduar ndonjehere qe lufta she shkaterrimi i sherbejne axhendes se “Great Reset” ??!

          1. Ne pergjithesi ke nje keq-konceptim te situates. The se “nuk ke te drejte te shkosh te pushtosh tjetrin.”, une them se patjeter ke plotesisht te drejte te pushtosh dhe ta shkaterrosh tjetrin kur ai te shkakton probleme. Mendoje si nje komshi i keq qe fut per dite kurva ne shtepine e tij dhe ti jeton ngjitur, apo ben zhurme pa pushim, apo te gjithe tymrat tij i hedh ne dritaren tende. E kupton tani?

            Do ta shohesh televizionin opozitar per aq kohe sa jep nje kendveshtrim tjeter dhe fakte qe media perendimore nuk i jep fare. Ty nuk te ben pershtypje kjo? Po Mariupoli eshte shkaterruar, ti a e di se pse? E ke degjuar ti qe ushtria ukrainase fshihet mes civileve duke i perdorur ato si mburoja njerzore, normale te duket ty kjo ?! Po Kievi pse nuk eshte rrafshuar, a nuk mundin ruset ta bejne kete, pse e kane kursyer ?! Si e kupton ti kete?

            Tani cfar ndodhi ne 2014 ne Ukraine -Pse Yanukovych punonte “kundra vullnetit te njerzve te tij” ?! Mos i numerove ti perqindjen e popullates qe ishte kundra tij? Po Majdanin kush e organizoi? Kishte vile te shtrenjte Yanukovych (?), shume mire, fute ne burg per shperdorim detyre dhe fondesh, me ane te nje gjyqi te rregullt dhe *transparent* dhe kaq !!!

            Ukrainasit duan te shkojne ne Evrope? Shume mire, por pa rrezikuar sigurine e vendeve fqinje si dhe te respektojne te drejtat e pakicave. Kaq eshte e gjitha! Po ti kishin bere keto, do ja linin topin ne dere ruseve dhe ne do flisnim ndryshe, por ja qe se bene. Shume keq per ta!

            (Gjithashtu mos kujto se une jam i pandjeshem ndaj vuajtjeve te kosovareve nga serbet, te cilet duhen denuar per genocidin qe bene, si edhe ruset jane shume fajtore per perkrahjen qe i dhane serbeve, por kjo eshte ceshtje tjeter qe do diskutohet here tjeter).

            “Kam pare vidiot qe transmetonte media ruse per revolucionin e 2014, te gjitha mashtrime.” – Ky eshte mendimi yt, asgje me teper. Disa video jane te verteta disa te tjera *mund* te jene te rreme.

            Persa i perket marrdhenieve ruso-kineze, ata deri diku jane aleate, e kane frike njera-tjetren, por edhe nuk perzihen shume me njeri-tjetrin, pra jane shume te kujdesshem te *dy* palet. Qe don te thote nese kinezet e krruajne shum, ata do marrin pergjigjen e merituar. Gjithashtu a jane Kina dhe Rusia pjese e aleances BRICS (The BRICS countries are Brazil, Russia, India, China, and South Africa) ?

            Shiko po zgjatem ketu me ty (ky eshte nje luks qe nuk ja bej shume veteve), sepse shoh qe ke nje shqetesim te sinqerte per situaten por je teresisht gabim ne gjykimin tend.

          2. Nuk kam ndermend te komentoj me gjat se u zgjat pas si shume.
            1 pyetje kam per ty, vetem te lutem te me pergjigjesh sinqerisht:
            A do kishe po te njejtin mendim per luften ne Ukrahine nese Rusia do kishte mbeshtetjen e Amerikes?

          3. “A do kishe po te njejtin mendim per luften ne Ukrahine nese Rusia do kishte mbeshtetjen e Amerikes?”

            Varet, me situatën që është do shihja me kujdes pse Amerika mbeshtet Rusinë, çfar interesi do kishte dhe pastaj do flisja sipas fakteve në terren.

            Por ta zëmë se Rusia do pushtonte Poloninë? Në atë rast do mbeshtesja Poloninë, patjetër. Gjithmon duke patur parasysh neutralitetin relativ polak.

            Shiko une nuk kam prer kërthizën me ruset por jam i neveritur me median e poshtër e mashtruese perëndimore dhe prostituimin e Ukrainës.

    2. O Miri o palle, nuk e shikon që ka pamje satelitore të mesit të marsit që tregojnë kufoma në rrugë. Pastaj un nuk ka nevojë të më tregojnë foto të vrasrësh fare se e di shumë mirë çfarë rrace janë rusët dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë. Kush ka 2 gisht tru e ka lexuar 2 libra e di që rusët nuk i shkojnë shumë pas miqve të tyre nazistë për mizori.

      1. Une mendoj se e ke pak gabim, Ruset jane shum me mizor se Nazistet (perjashto rastin e Cifuteve). Nazistet nuk vrisnin gra dhe femije me plumb mbrapa koke, Nazistet nuk pane perdhunuar njeri, kush perdhunonte ne kohen e Nazisteve hante plumbin, te pakten nga ca kam lexu, mbase e kam une gabim.

        1. Ke të drejtë, ushtarët rusë (ashtu dhe kopjet e tyre serbe) si kafshë që janë e kanë pasur gjithmonë përdhunimin si armë për të nënshtruar e çnderuar njerëzit e pushtuar. Nëse e ke vënë re ashtu si ata vepronin vetëm në luftërat në Afrikë e azi nëpër vende të pazhvilluara.

      2. Flamur, palla e pidhit te satom… Fute ne koke qe fotot “satelitore” te perendimit nuk kane fare vlere, kurse sa per rrace ruset jane si gjithe tjeret, me te mirat e te keqiat tyre. Shih situaten korrente ne fjale, kush ka faj ne gjithe kete lufte, apo kush nuk ka … Po ti po loqe do ngelesh!

  2. Mashtrimet dhe Fake News-at nga ana e Rusise nuk kane te sosur, fatkeqsisht pre e tyre bien shume persona madje edhe ne Shqiperi ka shume qe i besojne.
    Rusia e ka shume te lehte ta vertetoi nese kufomat jane te verteta apo jo, mjafton thjeshte qe te na vene ne dispozicion pamjet satelitore te zones ne fjale.
    Ne te njejten menyre Ruset genjyen ne rastin e Malaysia Airlines Flight 17 ne 2014 ku vrane 283 veta dhe asnjehere nuk e pranuan fajin.

  3. Fotot e servirura qe nga dita pare kane qene te manipuluara, duke filluar me ate plaken e gjakosur ne 2018 diten e para te “luftes”!!!

  4. PER SYLESHET MENDJECEKET KAM NJE LIBER

    Media Control: The Spectacular Achievements of Propaganda
    by Noam Chomsky (Author)

  5. Nuk mund ta besoj intelectin shume te ulet te mohuesvet te luftes Po lufta eshte shkatrimtare kudo qe te ndodhe Nuk i besoni kufomat po ndertesat civile te renuara a jane fake gjithashtu apo jini te paguar nga dikush qe eshte i lidhur me Stalinin(Putinin)

  6. “Propaganda is to a democracy what the bludgeon is to a totalitarian state.” thotë:

    MEQE MEDIA GENJEN KAQ SHUME
    PYETJA QE TE AFRON ME TE VERTETEN ESHTE
    KUJT I INTERESON ME SHUME NJE NGJARJE?

  7. The Gulf Of Tonkin Incident: The Lie That Sparked The Vietnam War
    In August 1964, the United States entered the Vietnam War after reports of an unprovoked attack in the Gulf of Tonkin. But the reports were false — and the president knew it.
    In August 1964, the USS Maddox destroyer was stationed in the Gulf of Tonkin off the coast of North Vietnam.

    On August 2, it was attacked by North Vietnamese torpedo boats. And then, two days later, on August 4, the Johnson administration claimed that it had been attacked again. After the second attack, the U.S. Congress passed a resolution almost unanimously allowing the federal government to “take all necessary measures” to protect U.S. forces in Vietnam.
    It was as close to a declaration of war that the Johnson administration would ever get. But it was based on a lie.

    After decades of public skepticism and government secrecy, the truth finally came out: In the early 2000s, nearly 200 documents were declassified and released by the National Security Agency (NSA).

    They showed that there was no attack on August 4. U.S. officials had distorted the truth about the Gulf of Tonkin incident for their own gains — and perhaps for Johnson’s own political prospects.

  8. Incidenti në Gjirin e Tonkinit: Gënjeshtra që ndezi Luftën e Vietnamit
    Në gusht 1964, Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Vietnamit pas raportimeve për një sulm të paprovokuar në Gjirin e Tonkin. Por raportet ishin të rreme – dhe presidenti e dinte këtë.
    Në gusht 1964, shkatërruesi USS Maddox u stacionua në Gjirin e Tonkin në brigjet e Vietnamit të Veriut.

    Më 2 gusht, ajo u sulmua nga silurorët e Vietnamit të Veriut. Dhe më pas, dy ditë më vonë, më 4 gusht, administrata e Johnson pretendoi se ishte sulmuar përsëri. Pas sulmit të dytë, Kongresi i SHBA miratoi një rezolutë pothuajse unanimisht që lejonte qeverinë federale të “marrte të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur forcat amerikane në Vietnam.
    Ishte aq afër një deklarate lufte që administrata e Johnson do të merrte ndonjëherë. Por bazohej në një gënjeshtër.

    Pas dekadash skepticizmi publik dhe sekretit qeveritar, e vërteta më në fund doli: në fillim të viteve 2000, afro 200 dokumente u deklasifikuan dhe u publikuan nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA).

    Ata treguan se nuk kishte asnjë sulm më 4 gusht. Zyrtarët amerikanë kishin shtrembëruar të vërtetën rreth incidentit të Gjirit të Tonkin për përfitimet e tyre – dhe ndoshta për perspektivat politike të vetë Johnson.

  9. Incidenti në Gjirin e Tonkinit: Gënjeshtra që ndezi Luftën e Vietnamit
    Në gusht 1964, Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Vietnamit pas raportimeve për një sulm të paprovokuar në Gjirin e Tonkin. Por raportet ishin të rreme – dhe presidenti e dinte këtë.
    Në gusht 1964, shkatërruesi USS Maddox u stacionua në Gjirin e Tonkin në brigjet e Vietnamit të Veriut.

    Më 2 gusht, ajo u sulmua nga silurorët e Vietnamit të Veriut. Dhe më pas, dy ditë më vonë, më 4 gusht, administrata e Johnson pretendoi se ishte sulmuar përsëri. Pas sulmit të dytë, Kongresi i SHBA miratoi një rezolutë pothuajse unanimisht që lejonte qeverinë federale të “marrte të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur forcat amerikane në Vietnam.
    Ishte aq afër një deklarate lufte që administrata e Johnson do të merrte ndonjëherë. Por bazohej në një gënjeshtër.

    Pas dekadash skepticizmi publik dhe sekretit qeveritar, e vërteta më në fund doli: në fillim të viteve 2000, afro 200 dokumente u deklasifikuan dhe u publikuan nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA).

    Ata treguan se nuk kishte asnjë sulm më 4 gusht. Zyrtarët amerikanë kishin shtrembëruar të vërtetën rreth incidentit të Gjirit të Tonkin për përfitimet e tyre – dhe ndoshta për perspektivat politike të vetë Johnson.

  10. Kjo gje dihej. Qe diten e pare Zheljazensky r nisi me fake news dhe aktrim te tipit Sorros dhe duke “apeluar” ne parlamentet qe kontrpllohen nga Globalistet. Pak e cuditshme qe Ukraina shteti numer 3 ne bote per Korrupsion ishte financuesi me i madh i Fondacionit Clinton me 10 milion dollare

  11. Sa per info, jane jo vetem pamje/filmime te sajuara, por sic po thuhet cdo dite do te kete akoma shume Fake, ose False Flage quajtur ndryshe. Perjashto ndonje rast te vecante duket qarte qe te gjithe “kufomat” jane te veshur mire dhe ne asnje rast nuk dallohet ndonje shenje gjaku. Me ate “kasaphane” qe pretendohet duhet te ishte gjaku sheshit, por jo dhe shyqyr. Arsyeja e ketij inskenimi eshte kryesisht e mbeshtetur nga anglia qe kerkon te dergoje detyrimisht armatim te rende ne ukrahine. Mjere populli i shkrete qe ka rene ne dore te batakcinjve dhe te lojrave te atyre qe duan te shkaterrojne njerezimin.

  12. Mire qe na thoni se kjo masaker eshte fake po te pakten mos u perpiqni te na bindni se ketu nuk ka pushtim apo shkaterrim qe ta sjell vetem lufta.

    1. Po këta janë pjellat e rusit në Shqipëri që shkruajnë këto gjëra. Ka shumë nga komunistët e bijtë e tyre që janë të dashuruar me Rusinë. Ore që Rusët kanë vrarë civilë është e sigurtë se ata rracë e keqe janë e ashtu kanë bërë gjithmonë, shikoni rracën nën ruse që i kemi në Ballkan. Serbët përdorin metodat ruse dhe flisnin njësoj si rusët pas masakrave si ajo e Reçakut.

  13. Këta qyqarë që bëjnë avokatin e androgjenkës së sëmurë të kremlinit…,
    Nuk e kuptojnë se rusët janë monstra.
    Po të kalonin në Ukrainë…
    Nuk do ndalonin deri në Potugali.
    Apo do i dalë para ramëshurrë kristaq kurvi i spillo kolekës me haremin e tijë të shqepurë???
    Sa të jetë NATO që anatemoni…
    Keni shprese për pakë siguri.
    Ndryshe u shqeu kollovari i rradhës…
    Siq beri turku serbi rusi kinezi e kush të kete oreks për dele të gëlbazuara.

    1. debili i rradhes pro sorrosian Zhele-Zhele po si nuk u ndalka rusi deri ne Portugali ata sikur edhe 3 dite ushqime kishin qe prej 2 javesh dhe tani na u bene supermena dhe do pushtojne gjithe Evropen. jeni debila te papare dhe nuk mbani mend se cfare perrallash thoni dhe pastaj vete i pergenjeshtroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *