• |
ide | kryesore

Gjimshiti, një muaj larg fushave: Atalanta zyrtarizon kohët e rikuperimit të shqiptarit

-Instant, Sport



Nuk është një moment i lumtur për Atalantën, e mundur nga Napoli në kampionat e tashmë jashtë zonës së Europës në renditje. Zikaltrit, që duhet të përballen me Leipzig të enjten në Europa League, duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimin e panumërt sezonal. Berat Gjimshiti, që doli në dhimbje gjatë ndeshjes me kampanët, do të qendrojë jashtë më shumë se një muaj.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, i cili doli i dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Napolit, do të mungojë për të paktën një muaj: mbrojtësi zikaltër ka pësuar një dislokim të shkallës së dytë të shpatullës. Eco në Bergamo ka evidentuar një dëmtim të ‘acromion claveare’. Nuk do të ketë nevojë për asnjë operacion, por Atalanta ka komunikuar zyrtarisht për kohën e rikuperimit, që do të jetë një mungesë prej të paktën një muaji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *