• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës i heq masën e pezullimit nga detyra Armand Dukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili do të hetohet në gjendje të lirë. Duka akuzohej për “shpërdorim detyre” dhe për “falsifikim dokumentesh”, akuza këto që do të qëndrojnë në fuqi, por Duka do të hetohet pa masën e pezullimit, pra do të vijoj të hetohet nga Prokuroria por në të njëjtën kohë mund të ushtrojë detyrën si presidenti i FSHF. Gjykata e Tiranës ka hequr masën edhe ndaj sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.

Kujtojmë që Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme, në 15 mars, funksion ky që deri më sot nuk e ushtronte pasi mbante mbi shpatulla masën e pezullimit.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *