• |
ide | kryesore

Guardiola ironik, por nuk e ka me Bayern: “Në Champions përdor taktika idiote. Me Atleticon do të luajmë me 12 lojtarë”

-Instant, Sport



Vigjilje e Ligës së Kampionëve për Pep Guardiolën dhe Manchester City e tij, që pritet nga ndeshja e parë çerekfinale kundër Atletico Madrid. Trajneri katalanas ka përdorur sarkazmën për t’iu përgjigjur kritikëve të tij. “Në Champions League gjithmonë mendoj shumë. Unë mendoj shumë. Absolutisht – tha ai në konferencën për shtyp – Prandaj kam pasur rezultate të mira. Më pëlqen të mendoj shumë dhe të krijoj taktika idiote. Unë jam duke marrë frymëzim dhe sonte do të ketë taktika të jashtëzakonshme. Do të luajmë me 12 lojtarë”.

Pep bëhet serioz kur bëhet fjalë për ëndrrën e Champions League. “Është padyshim një objektiv, është një kompeticion që duam ta fitojmë. Kush e di nëse do ta arrijmë, tani për tani mund t’u premtojmë tifozëve tanë dhe klubit se do të bëjmë më të mirën. Ne vërtet duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve.”

Trajneri katalanas mbron stilin e lojës së Simeones: “Ka një besim të munguar në lojën e Atletikos. Simeone ofron një futboll më sulmues sesa besojnë njerëzit. Ai nuk dëshiron të rrezikojë në fazën e ndërtimit, por ka cilësi të madhe në ¾ e fushës. Ai është një ekip shumë konkurrues, i cili gjithmonë di se çfarë të bëjë dhe si të lëvizë saktësisht në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *