• |
ide | kryesore

Hailey Bieber reagon ndaj aludimeve se është shtatzanë : Më lini rehat

-Instant, F1, Paparazzi



Hailey Baldwin ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se është në pritje të fëmijës së parë me Justin Bieber.

“Unë nuk jam shtatzënë më lini të qetë,” komentoi Baldwin në një postim në Instagram nga Radar Online, i cili ishte titulluar: “Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatzanë pas pjesëmarrjes së saj në Grammy Awards 2022′”

Përveç spekulimeve se fustani i gjerë Saint Laurent i Baldwin-it u zgjodh për të fshehur një shtatzëni të mundshme, fansat ishin dyshues pas postimit të modeles.

“Shumë krenare për ty dhe albumin Justice,” shkroi ajosipër një fotoje duke u puthur me Bieber në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas. “Çfarë viti i pabesueshëm ka qenë! Kaq shumë për të festuar.”

Cifti u martuan ligjërisht në vitin 2018 dhe organizuan një ceremoni martesore në shtator të vitit të ardhshëm.

“Ka diçka që u ndodh grave kur martoheni”, tha Hailey për The Wall Street Journal në shkurt. “Të gjithë gjithmonë supozojnë se është: Së pari vjen dashuria, pastaj vjen martesa, pastaj vjen fëmija.

“Mendoj se e kisha të ngulitur në kokën time se do të doja të kisha fëmijë menjëherë dhe do të doja të kisha fëmijë në moshë të re” shtoi ajo. “Pastaj u bëra 25 vjeç dhe mendoj se jam shumë e re për të qenë nënë!” Megjithatë , modelja zbuloi se dyshja ka në planë  të fillojnë të provojnë “në dy vitet e ardhshme”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *