• |
ide | kryesore

Inter, Zhang festë në dhomat e zhveshjes në Stadium: me Inzaghin raporti i blinduar

-Instant, Sport



Steven Zhang ishte rikthyer në Itali në janar për Superkupën e Italisë, të cilën më pas e fitoi kundër Juventusit dhe gjithmonë një ndeshje kundër bardhezinjve po e bind që të mos kthehet në Kinë para fundit të sezonit. Presidenti i Interit qëndroi gjithë muajin janar edhe për operacionet e transfertave me synimin për t’u kthyer në shtëpi menjëherë më pas, por pastaj kaloi shkurti, me të edhe marsi dhe ndeshjet e Champions League (ai shkoi në Anfield) dhe tani ka mundësi që të qëndrojë në Milano deri në fund të kampionatit. Efekti është i suksesit në Stadium, lidhja me ekipin dhe marrëdhënia me Simone Inzaghin.

Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë në Stadium, Zhang ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të uruar ekipin e tij, por ka pësuar një… kundërsulm. Sapo ka kaluar derën, në fakt është pushtuar nga festa e lojtarëve, të cilët e kanë përqafuar dhe janë hedhur mbi të: presidenti e la veten të infektohej nga atmosfera, duke festuar edhe vetë dhe vetëm më pas shkoi të uronte Inzaghin.

Vlerësimi për trajnerin zikaltër, të cilit Zhang i pëlqen lojën sulmuese dhe proaktive, tregohet nga dëshira për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2023. Një skenar që vlerësohet edhe nga trajneri, i cili megjithatë, siç shpjegohet pas ndeshjen me Juven, preferon të presë finalen e sezonit, për të hequr disa guralecë nga këpucët për kritikat, që vijnë nga jashtë Appianos, gjatë periudhës së fundit, por edhe për të mos e shkëputur vëmendjen nga ajo që do të jetë një sprint final emocionues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *