• |
ide | kryesore

Lavrov: Masakra në Bucha është sajesë, provokim për të prishur negociatat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 5 prill, se zbulimi i trupave në qytetin ukrainas të Bucha, ishte “provokim” që synon të prishë bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

“Ngrihet pyetja: Për çfarë qëllimi shërben ky provokim që haptazi është i pavërtetë? Ne besojmë se kjo është për të gjetur një pretekst për të sulmuar negociatat që po vazhdojnë”, – tha Lavrov në një video-mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror rus.

Pas largimit të trupave ruse nga Bucha, që gjendet afër Kievit, në rrugët e këtij qyteti u gjetën trupa të dhjetëra civilëve të vrarë. Sipas imazheve të publikuara, disa prej viktimave kishin duart e lidhura pas shpine. Këto imazhe kanë bërë që komuniteti ndërkombëtar të dënojë Rusinë, ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “gjenocid” vrasjet në Bucha.

Ndërkaq, teksa lufta po vazhdon, Ukraina dhe Rusia po vazhdojnë përpjekjet e tyre diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje pas pushtimit që Moska nisi më 24 shkurt. Herën e fundit kur delegacionet u takuan sy më sy ishte javën e kaluar Stamboll të Turqisë.

Rusia pas këtyre bisedimeve njoftoi se do të zvogëlojë aktivitetet e saj ushtarake në perëndim të Ukrainës, dhe do të fokusohet në lindje, për të marrë kontrollin e rajonit të Donbasit.

Në bisedimet në Turqi, Ukraina ka propozuar që të ketë status neutral në këmbim të garancive të sigurisë. Statusi neutral nënkupton se Kievi nuk do t’i bashkohet asnjë aleance ushtarake dhe nuk do të pranojë që të ketë baza të huaja ushtarake në territorin e tij. Ndërkaq, në këto bisedime, Rusia ka thënë se nuk do ta pengojë Kievin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lavrov pretendoi se situata në Bucha synon “të shpërqendrojë vëmendjen nga procesi i negociatave, të shpërqendrojë vëmendjen nga fakti se pala ukrainase, pas Stambollit, filloi të tërhiqej nga propozimet, dhe tentoi të vendoste kushte të reja”.

Ai shtoi se Rusia është “e gatshme” për vazhdimin e bisedimeve.

Më herët gjatë 5 prillit, Zelensky ka thënë se pavarësisht ngjarjeve sikurse ato në Bucha, për shtetin e tij nuk ka asnjë zgjidhje tjetër pos të negociojë me Rusinë, që t’i jepet fund luftës./REL



16 Comments

  1. O Lavrov Lavirja e Putinit

    Po Irina ne qytetin Bucha vrau veten me doren tjeter per te prishur negociatat e tua !!!

  2. Kshu thonin dhe Serbet per masakrat dhe varret masive ne Kosove, por ne fund rrezultoi qe te gjitha ishin te verteta.
    Une nuk besoj se Putin te kete dhene urdher per masakra, per vrasje te civileve, per plackitje e perdhunime, por ushtart kane mendjen e vet. Gjithsesi pergjegjsia i ngelet atij qe filloi luften.

  3. Investigimi metejshem i pamjeve kundershtohet nga britaniket..
    Ka pamje video te mara nga policia ukrainase diten kur iken ruset dt31 mars neper rruget e Buchas pa viktima askund neper rruge. Ai qe do i gjen ju te tjeret shifni doren e irines se e keni nda menjen gjithsesi. .me siguri eshte si foto e plakes diten e pare qe ishte nga viti 2018.

      1. Nuk me lejon bushati te publikoj links. Kerkoi dhe i gjen.
        Daily mail ka videot e transmetuara ne televizionet e izraelit ku pamjet e paraqitura si ne ukraine jane nga filmi star wars, me nje TIE te perplasur ne rruge. Nuk e sajon dot kaq trashe edhe sikur te duash..

      2. KERKO NE YOUTUBE ME “BUCHA FALSE FLAG”

        KE KANALI I Sam Warheit|

        OSE KE KANALI I Thomas Welschen

    1. ben sens pasi kjo lufte u imponua nga britaniket , sigurisht qe britania ka interes te kryesor ne ket mesele . Lehnin si te nderkryer qe ne Janar se do plasi lufta, do plasi lufta pasi refuzuan disa here prere gjithe insistimin e Rusise per neutralitet te Ukraines e zmbrapsje te Natos. Britaniket stisen Helmet e Asadit si preteks me nderhy ne Siri. Pastaj fshine raportin e komisionit hetimor te UN ne Siri, qe nxorri konkluzione ndryshe nga cdonin britaniket. Jane zvarranike te ulet e te pabese. Sigurisht qe do pengojne cdo prove qe ju cjerr masken.

    2. Ku e lexove kete ti o injorant patronazhist? Pamjet e Satelliteve i tregojne viktimat ne rruge qe ne 19 Mars. Beji te fala Morr Gelbazes, E-Drames dhe te gjithe mav(r)ive

    3. Car llogjike leshi…
      Po pse mos te jene mashtrime keto vidiot e Rusve.
      Apo se kshu ta ka qefi ty.
      Deri tani Ruset jane ato qe kane mashtruar me shume, kane firmos traktatin e Budaperstit ne 1995 ku zotoheshin qe nuk do te sulmonin Ukrahinen, ne kembim Ukrahina hoqi dote nga arsenali i saj berthamor.
      Per ty nuk kane rendesi keto.

  4. KERKO NE YOUTUBE ME “BUCHA FALSE FLAG”

    KE KANALI I Sam Warheit|

    OSE KE KANALI I Thomas Welschen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *