• |
ide | kryesore

Milan, mbi 100 tentativa për të bërë 4 gola: sulmuesit nuk shënojnë më

-Instant, Sport



Të shikosh të dhënat e përgjithshme është mashtruese. E gjithashtu mjaft frustruese sepse Milani, me 56 gola, ka ende sulmin e tretë më të mirë të turneut (pas 63 të Interit dhe 60 të Lazios). Megjithatë në Milanello, në periudhën e fundit, ka një vuajtje të thellë për golin. Ose më saktë, paaftësia për ti dhënë një kuptim volumit (të konsiderueshme) të lojës dhe zhvillimit të fazës sulmuese.

Është një faktor që bie në sy veçanërisht tani që çdo pikë e vetme, në luftën e trefishtë për titullin, mund të jetë thelbësore. Të dhënat, në një farë mënyre tmerruese, që kanë shënjuar barazimin me Bolonjën, janë ato që kanë të bëjnë me finalizimet. Më saktë me goditjet në portë, ato jashtë dhe ato të refuzuara. Domethënë, çdo herë kuqezinjtë janë përpjekur të gjejnë golin. Epo, kjo shifër (burimi Opta) thotë 33. Ndeshja e mbrëmshme ishte ajo në të cilën Milani bëri më shumë tentativa pa shënuar që nga 2004-05.

Numrat tregojnë se, mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Djalli ka shënuar vetëm katër herë në gjashtë daljet e tij të fundit. Dhe asnjëherë me më shumë se një gol për ndeshje. Hera e fundit që arriti më shumë se një gol (2) ishte një muaj e gjysmë më parë: 19 shkurt në Salerno. Në pesë javët e fundit të kampionatit Juve dhe Napoli kanë bërë 9, Interi 8, Roma dhe Lazio 7, Atalanta 6: Milani është më i dobëti nga shtatë motrat, situatë paradoksale nëse mendohet se Tonali dhe shokët e tij janë më të mirët për nga rendimenti brenda shtatë të parave në renditje. Ngadalësimi para portës vihet në dukje edhe nga një fakt tjetër: nëse në 21 ndeshjet e para të kampionatit Milani kishte shënuar 46 gola, në 10 të fundit ka shënuar vetëm 10. E me një mesatare prej disa gola për ndeshje, ndonjë pengim është i pashmangshëm sepse nuk mund të fitosh gjithmonë një me zero.

Por ka edhe një fakt tjetër shqetësues. Kundër Bolonjës u bënë 33 tentativa, por nëse zgjerohet horizonti në gjashtë ndeshjet e fundit (pesë në kampionat dhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë), ky numër shkon në 103, kunddrejt katër golave. Pra një Milan që shënon çdo 25 përpjekje. Shkaqet? Mungesa e qartësisë në njëzet metrat e fundit, telashet në kërkimin e rrjetës kur ndeshjet janë të bllokuara dhe, padyshim, një rendiment nën potencialin për ata që duhet ta hedhin topin në rrjetë. Goli i fundit i një sulmuesi ka ardhur një muaj më parë, nga Giroud në Napoli. Gol me peshë, shumë të rëndë, por në këtë pikë të sezonit janë shumë të rëndë ndaj çdo kundërshtari. Pastaj, duke u kthyer pas në kohë: Leao nuk ka shënuar që nga 25 shkurti, Messias që nga 19 shkurti, Rebic gjithashtu (dhe në të gjitha garat ka bërë vetëm 2), Ibra që nga 9 janari, Diaz madje që nga 25 shtatori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *