• |
ide | kryesore

Në Francë të bindur për rinovimin, Benzema nxit Mbappé: “Bashkë do të shënojmë trefishin e golave”

-Instant, Sport



Mbappé ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo jo te PSG. Por në Madrid janë të sigurt se ai do të vazhdojë të luajë për Real sezonin e ardhshëm, pavarësisht se tashmë është edhe një klub i tretë në hije. Në Francë, gjithashtu janë të bindur se sulmuesi do të rinovojë me PSG, por ndërkaq, Karim Benzema nxit mikun e tij Kylian të ndryshojë fanellë: “Së bashku do të shënonim trefishin e golave”.

“Në kombëtare – thotë sulmuesi i Realit për l’Equipe – luaj si në Madrid, me liri të madhe, prandaj ndihem i qetë. Është gjithashtu çështje përshtatje me shokët e skuadrës, gjëja kryesore për mua. Analizoj me saktësi lojën e secilit për të ditur se si lëviz në situata të ndryshme. Me Mbappé ka një mirëkuptim të madh sepse të dy e dimë se çfarë do të bëjë tjetri. Për shembull, të dyve na pëlqen të shkojmë në anën e majtë të fushës, por kurrë në të njëjtën kohë: njëri shkon drejt qendrës, tjetri në thellësi”.

Pyetjes nëse Mbappé mund të bëhet sulmuesi i tretë i Realit, Benzema konfirmon: “Po, e them shpesh këtë. Më pëlqen të luaj me të në ekipin kombëtar dhe do të doja ta kisha edhe në klub. Me të mund të shënojmë dyfishin nëse jo trefishin e golave”. Një thirrje e përsëritur pas asaj të muajve të fundit, kur PSG, përmes drejtorit sportiv Leonardo, ngriti zërin duke kërkuar respekt nga Real Madrid. Megjithatë, që nga janari Mbappé ka qenë i lirë të diskutojë me klubet e tjera. E nuk është vetëm Real Madrid. Nën rrogoz, në këto muaj, po lëviz një klub i tretë i Premier League. Por Mbappé, siç e shpjegoi të dielën pas 5-1 ndaj Lorient, nuk e përjashton më as rinovimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *