• |
ide | kryesore

Njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së/ Tjetër deputet demokrat sulmon Yuri Kim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Tritan Shehu komentoi njohjen që Yuri Kim i bëri Enkelejd Alibeajt si kryetar të komanduar të PD-së, duke thënë se kryetari i partisë vendoset nga anëtarësia dhe jo nga ambasadorët.

Sipas Shehut, Alibeaj nuk duhej të identifikohej përpara ambasadores Yuri Kim si kryetari i komanduar në PD, pasi kjo vendim sipas tij është nul.

“Unë mendoj se drejtuesit e PD i emëron PD, e jo asnjë tjetër. Nuk i emërojnë ambasadorët, sado të rëndësishëm për ne. Drejtuesit e PD i cakton Partia Demokratike, anëtarësia dhe ky është kapitull i mbyllur. Partia Demokratike drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Apelimi është nul i Alibeajt, s’do të japë asgjë.” – theksoi deputeti Shehu në rubrikën “Opinion” në televizionin News 24.

Lexo më tej: 

Yuri Kim njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së 

Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës 

Tritan Shehu shpjegoi më gjerë situatën absurde në Partinë Demokratike lidhur me karrigen e kryetarit që pretendon Enkelejd Alibeaj.

“Juristët e kanë shpjeguar që nuk ka apelim. Pra kjo është çështje juridike. Nuk cakton askush se kush është drejtuesi i opozitës shqiptare. Për mua ka një domethënie, që ambasadorët duhet të jenë më të informuar para se të prononcohen. Alibeaj nuk duhet të pranojë të vetëquhet për poste që nuk i takojnë apo ka. Alibeaj duhej të sqaronte që drejton vetëm grupin parlamentar, atë e drejton realisht. I takona t’i që të shpjegonte çdo person që i atribuonte një post që nuk e ka.

Partia Demokratike bëri Kuvendin e datës 18, ecën përpara, ka krijuar komisionin e rithemelimit. PD po ristrukturon të gjithë degët. Më tej, sipas votimit një anëtar një votë do të zgjidhet drejtuesi i PD. Të gjithë kanë mundësi të vendosin kandidaturën. Alibeaj është vetëm kryetar i grupit parlamentar. Nuk mund të jesh emërues i PD nga zoti Bardhi që është i shkarkuar. Vendim apeli nuk do të ketë sepse s’ka të drejtë apelimi ai që nuk është palë. Unë bazohem në vendimin politik dhe ai u shpreh në Kuvendin e datës 11, referendumin e datës 18 dhe Kuvendin që pritet të zgjidhet. Duhet të jemi seriozë. Zoti Alibeaj nuk do të pranojë që të mos i japin oifiqe që s’i ka. Komisioni i Jashtëm është kthyer në një komision për debate të pabaza, e jo ato kryesore.” – u shpreh Tritan Shehu. ©Lapsi.al 



11 Comments

  1. SHQIPTARET TE NGRIHEN DHE TE HEDHIN POSHTE CDO VENDIM TE GJYKATES
    SEPSE AMBASADORJA NUK E NJEH DREJTESINE SHQIPTARE
    VENDIMI I GJYKATES NUK NJIHET PREJ SAJ

  2. SHQIPTARET TE NGRIHEN DHE TE HEDHIN POSHTE CDO VENDIM TE GJYKATES
    SEPSE AMBASADORJA NUK E NJEH DREJTESINE SHQIPTARE
    VENDIMI I GJYKATES NUK NJIHET PREJ SAJ !!!

    1. O gazetar b… q… te lapsit Tritan Shehu eshte deputet preshi dhe jo deputet demokrat. God bless America!

      1. Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us 1st Edition by Robert D. Hare (Author) thotë:

        VEPRIMET E AMERIKES JANE SI VEPRIMET E PSIKOPATIT
        KRAHASONI VETE QE TE BINDENI
        SATAN BLESS AMERICA !

      2. Or trap duhet te thuash God bless Albania! Ose Shqip Zoti bekofte Shqiperine!
        Se je shqiptar o kaqol arre, Atheu yt eshte Shqiperia jo Amerika.

  3. AS. Mos te ishte amerika. Do ta kishe mbiemrin me vic, ose me s ne fund.
    O pallosh idiot trap injorant sy lesh.

  4. Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us 1st Edition by Robert D. Hare (Author) thotë:

    LEXXXXO PASTAJ FLASSSSSSIM

  5. USA nuk e do Salen. Kushdo te vij ambasador, me Salen i ka njesoj punet. As Sala nuk i ka dash, pothuajse te gjith ambasadoret e USA. I donte vetem kur e lavderonin, sapo e kritikonin, beheshin te paguar nga Fatos Nano apo Ed Rama. Ky eshte fakt pasi mjafton te shofesh historin dhe e kupton. Ka qen problematik. I kan kerku te hap krahun, nuk e hapi krahun, edhe pse bente si deputet i thejsht ne te vertet ka qen kryetari real i PD. Ky Bashen e mori, e perdori dhe e flaku si leck. Te thuash qe eshte pergjegjesi e Bashes humjbet e njepasnjeshme, eshte hipokrizi e madhe dhe buk per idjota. Sala ka me shum pergjegjesi se Basha per humbjet e PD, pasi ai ka qen kryetari real. Nuk ka vendim te PD qe te jet mar nga Basha, pervec vendimit per perjashtimin e Sales. I vetmi vendim qe realisht eshte mar nga Basha pa ndikimin e Sales. Keshtu qe nqs Sala do vertet qe te behet PD, ashtu si Basha edhe ky duhet ta leshoj PD-ne nga pengmarrja. Te tjerat jan llogje per mendje te ceketa e per militant suflake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *