• |
ide | kryesore

Rrëfimi horror i gruas ukrainase: Burrin ma vranë, ushtarët rusë më përdhunuan njëri pas tjetrit

Arkiva, Planet



Deri vonë, Natalya, emri jo emri i  vërtetë i njw gruaje ukrainase tw pwrdhunuar nga ruswt, jetonte në një vilë rurale jo shumë larg Kievit, me burrin, Andrey dhe djalin e tyre 4-vjeçar Oleksii.

Më 8 mars, trupat ruse hynë në fshatin e tyre. Natalya vari një çarçaf të bardhë jashtë shtëpisë së tyre për të treguar se një familje e padëmshme jetonte atje. Por të nesërmen në mëngjes filloi makthi për të. Së pari, rusët qëlluan qenin e familjes; më pas ata qëlluan Andrein, duke e lënë trupin e tij pranë portës. Ata e mbyllën Oleksiin në dhomën e boljerit dhe i thanë se do t’i vrisnin nënën nëse dilte. Pastaj ata përdhunuan Natalia, njëri pas tjetrit. Ata u larguan, duke u rikthyer sërish më vonë për të abuzuar sërish me të.

Herën e tretë ata ishin aq të dehur sa mezi qëndronin në këmbë. Kjo i dha Natalyas mundësinë e saj për t’u arratisur, i tha ajo një gazete britanike javën e kaluar, ndërsa kaloi bashkë me djalin e saj afër trupit të pajetë të burrit. Edhe në mes të tmerrit të luftës së Rusisë në Ukrainë – ku imazhet e reja të mizorive dhe shkatërrimeve shfaqen çdo ditë, historia e Natalyas është rrëqethëse.

Të dielën, Human Rights Watch zbuloi se kishte gjetur prova të krimeve të luftës të kryera nga trupat ruse në Ukrainë, duke përfshirë përdhunime dhe ekzekutime. Ekzekutimet masive pretendohen në Bucha dhe qytete të tjera. Në të gjithë Ukrainën, krime të tilla si ato të kryera kundër familjes së Natalyas, fatkeqësisht, ka të ngjarë të jenë shumë të zakonshme. Burimet në vend kanë raportuar për dhjetëra gra të dhunuara në grup nga ushtarët rusë, nga vajzat e reja deri tek pensionistët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *