• |
ide | kryesore

“Rritet çmimi i energjisë për më të pasurit?”/ Ibrahimaj: Në një skenar pesimist, kush konsumon më tepër, paguan më shumë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas marrjes së vendimit të parë të Bordit të Ushqimeve, strukturë kjo e ngritur pas rritjes abuzive të çmimeve në vend, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për mediet. Ibrahimaj tha se Bordi vendosi të mbajë nën kontroll çmimin e 4 ushqimeve kryesore të shportës: vajit, miellit, orizit dhe sheqerit. Ndër të tjera, ministrja theksoi se sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

“Ne nuk kemi deklaruar se do të ketë një rritje të çmimit të energjisë, ne kemi menduar, se nëse skenarët më pesimistë do të realizohen, ai që do të konsumojë më shumë do të paguajë më shumë, por ende nuk ka vendimmarrje dhe një deklaratë për këtë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja tha po ashtu se sot pritet që të dilet me çmime reference për 4 produktet që po shqyrtohen, të cilat janë edhe produktet e shportës që kanë pësuar rritje të ndjeshme të çmimeve në javët e fundit.



17 Comments

  1. Kush konsumon me shum normal qe do paguaj me shum kjo eshte gjeja me minimale. Pse ai qe nuk ka lek per te mbyllur muajin do paguaj njesoj si ai qe ka 3 makina te parkuara te vila e tij

  2. Te gjithe duhet te qendrojme se bashku per t dal nga kjo situate! Duhet te solidarizohemi qe ti bejme balle kesaj situate

  3. Pasojat e luftes deri diku do ndikojne edhe ne rritjen e çmimit te energjise . Dhe ne duhet te jemi me te mirekuptueshem sepse me kete krize po perballet e gjithe bota .

  4. Sigurisht qe kjo ndikon ne rritjen e cmimeve dhe se bashku ne mund tja dalim nqs tregohemi me shume mirekuptues.

    1. Po per milionat e milionat per inceneratoret,etj,etj se eshte shume i gjate vargani i vjedhjeve,si duhet te tregohemi shoku bexhet,mirkuptues?
      Meqe ke vene dhe mbiemrin,bravo,e fitove pagesen e radhes per devotshmeri.

  5. Situata momentale ne kete kohe krize qe jemi normalisht qe do ndikoje ne rritjen e cmimeve.Duhet te jemi sa me te mirekuptueshem ne lidhje me kete situate

    1. Po mo vlla,po
      Ai qe harxhon,zakonisht ka nji biznes,dhe mos kujto se ata paguajne.
      Ne mo vlla,si gjithmone do e hame te çmimet qe ngre ai qe”harxhon” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *