• |
ide | kryesore

Zelensky: Ka qytete ku janë vrarë më shumë civilë se në Bucha

-Instant, Lajme, Planet



Numri i viktimave civile mund të jetë shumë më i lartë në Borodyanka dhe qytete të tjera sesa në Bucha, sipas një deklaratë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.

Kemi informacione se numri i viktimave  mund të jetë edhe më i lartë në Borodyanka dhe në disa qytete të tjera. Në shumë fshatra të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, pushtuesit kanë bërë masakra që vendasit nuk i kishin parë as gjatë pushtimit nazist 80 vite më parë.

Pushtuesit do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, tha Zelensky.

Në Bucha, Zelensky tha se kishte më shumë se 300 njerëz të vrarë,  por se numri i përgjithshëm i viktimave ka të ngjarë të rritet. Zelensky nënvizoi rëndësinë e gazetarëve që dokumentojnë pasojat në qytetet e çliruara të Ukrainës.

Ne ofrojmë akses maksimal për gazetarët në Bucha dhe qytete të tjera të çliruara të Ukrainës. Për qindra gazetarë nga e gjithë bota. Dhe ne jemi të interesuar të kemi sa më shumë gazetarë atje, që e gjithë bota të shohë se çfarë ka bvrë Rusia,” tha ai.

Zelensky paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të mbulojë gjurmët e krimeve të kryera në Bucha dhe qytete të tjera.

Ata po përpiqen të shtrembërojnë faktet, por nuk do të kenë sukses. Ata nuk do të jenë në gjendje të mashtrojnë të gjithë botën”, tha Zelensky.

Zelensky përsëriti thirrjet për më shumë armë.

E theksoj edhe një herë, Ukraina duhet të marrë të gjitha armët e nevojshme për të larguar pushtuesit nga toka jonë sa më shpejt të jetë e mundur, për të çliruar qytetet tona. Dhe nëse do të kishim marrë tashmë atë që na nevojitej – të gjithë këta avionë, tanke, artileri, armë antiraketë dhe kundër anijeve, ne mund të kishim shpëtuar mijëra njerëz, “tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *