• |
ide | kryesore

2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri ka aktualisht 2558 klasa mësimore ku nxënësit mësojnë në mënyrë kolektive, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit.

Në këto klasa grumbullohen nxënës të viteve të ndryshme shkollore për të bërë mësim të kombinuar.

Gjithsej janë 22.028 nxënës që bëjnë mësim të kombinuar.

Sipas ekspertit të arsimit Ndriçim Mehmeti, metoda e klasave kolektive krijon shumë boshllëqe mësimore te nxënësit.

Në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania, ai tha se kombinimi i disa grup-moshave në një klasë nuk është efikas.

“Më thoni si do të fusësh anglishten në klasë të parë?”, tha ai.

Mehmeti tha se zgjidhja është shtimi dhe kualifikimi i mësuesve.

I të njëjtit mendim është edhe sociologia Eris Dhamo.

Dhamo tha se nxënësit kanë diferenca brenda të njëjtës grup-moshë, por nëse kombinohen disa grup-mosha në një klasë, situata bëhet problematike.

“Sado i mirë të jetë një mësues, është e pamundur”, tha Dhamo.

“Prandaj sistemi arsimor prodhon fëmijë të diplomuar e jo të arsimuar”, shtoi ajo.

Qarku me më shumë klasa të kombinuara është Korça, me 993 klasa. Në Lezhë janë 601 klasa, në Fier 502 dhe në Durrës 462.

8644 nxënës bëjnë mësim të kombinuar në Korçë, 4940 nxënës në Lezhë, 4280 në Durrës dhe 4164 në Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *