• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në Maliq, 17-vjeçarja ndërron jetë në Spitalin e Traumës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksidenti i rëndë në Plasë të Maliqit që ndodhi mbrëmjen e kaluar i ka marrë jetën 17-vjeçares Joana Elmasllari, e cila nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Mbrëmjen e djeshme, u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe sot ndërroi jetë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë, aksidenti mësohet se është shkaktuar nga drejtuesi i njërit prej mjeteve që përfundoi në kanal pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq.

51-vjeçari me iniciale J.L. që drejtonte mjetin tip “Renault” u përplas me mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale B.C. Edhe ky i fundit është vënë nën hetim nga policia.

Në makinën me targa greke ishin një çift bashkëshortësh ndërsa në makinën me targa shqiptare ishin dy djem. Nga përplasja e fortë e mjeteve që përfunduan në një kanal anësh rrugës mbeti e plagosur rëndë 17-vjeçarja që ndërroi jetë. Të lënduar më lehtë janë drejtuesi i “Toyota-s” dhe 58-vjeçari me iniciale A.M.,pasagjeri i mjetit tip “Renault”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *