• |
ide | kryesore

Artisti i njohur, së shpejti një libër për lidhjen e tij me Jada Pinkett Smith

-Instant, F1, Paparazzi



Jeta familjare e Will Smith do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes,pasi August Alsina do të publikojë një libër ku do të flasë për lidhjen e tij me Jada Pinkett Smith.

Sipas ‘Daily Mail’, August do të flasë për karrierën e tij dhe romancën me aktoren.

“August po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje të madhe parash, e cila do të detajojë lidhjen e tij romantike me Jadën”, u shpreh një burim i brendshëm.

“Ai do të tregojë detaje për jetën e tyre  seksuale dhe do të flasë gjithashtu se si e kaloi kohën duke jetuar në shtëpitë në pronësi të Will-it kur ai ishte larg xhirimeve.August  dëshiron të hapet për pasojat e daljes në publik dhe se si ajo ndikoi në karrierën e tij.Ai e di se ka shumë njerëz të magjepsur nga historia e tyre dhe është i lumtur ta tregojë atë.”Burimi shtoi se ‘disa botues’ po bëjnë oferta për të drejtat e librit.

Will dhe Jada u martuan në vitin 1997 dhe kanë bashkë fëmijët Willow dhe Jaden.Dy vite më parë ata diskutuan në ‘Red Table Talk’ për marrëdhenien e Pinket me Alsina pasi ky i fundit  pretendoi se kishte bekimin e fituesit të Oskarit për romancën e tyre të shkurtër.

“Ne kishim mbaruar. Pas ndarjes , me kalimin e kohës, u futa në një lloj tjetër lidhje me të.“Një nga gjërat që dua të sqaroj dhe që u përfol dhe në media ishte që ti më dhe leje. I vetmi person që mund të japë leje në atë rrethanë të veçantë jam unë.Por ajo që August po përpiqej të komunikonte  sepse unë në fakt mund të shihja se si ai e perceptonte si leje sepse ne u ndamë miqësisht – mendoj se ai  donte ta bënte të qartë se ai nuk është një prishës martese, gjë që nuk është”, deklaroi aktorja./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *