• |
ide | kryesore

Johnson: Vrasja e civilëve në Bucha e ngjashme me gjenocidin

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dënoi veprimet e forcave ruse në Bucha por nuk i quajti gjenocid, sipas skynews.

“Kur shohim atë që po ndodh në Bucha, dhe krimet që Putini ka bërë në Ukrainë nuk janë shumë larg gjenocidit,” tha ai gjatë një vizite në një spital në Weleyn Garden.

“Nuk është çudi që njerëzit po reagojnë në atë mënyrë. Nuk kam dyshim se komuniteti ndërkombëtar, do të miratojë sanksione shtesë kundër Rusisë”.

Gjatë fundjavës, në rrjetet sociale u postuan foto dhe video të tmerrshme nga qyteti i sapoçliruar i Bucha. Banorët gjithashtu treguan se si civilët u torturuan dhe u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *