• |
ide | kryesore

Kanosi me armë zjarri 32-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar. Në pranga është vënë M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim.

I riu, sipas policisë në fshatin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Çlirim, Fier, pasi në fshatin Çlirim, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. B., 32 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *