• |
ide | kryesore

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Kryesia do të vendosë për listën që do votojnë anëtarët e PD

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

“Mbledhja e komisionit të Rithemelimit iu përkushtua tërësisht problemeve organizative të Kuvendit të ardhshëm dhe problemeve të tjera organizative të PD. U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do të votohet gjatë këtyre javëve për kryesitë, për kryetarët dhe tani disponohen lista të vitit 2019, të qershorit të vitit 2021 dhe të referendumit të 18 Dhjetorit 2022.

Lista do u dërgohet kryesive të PD të cilat do të jenë ato që do japin viston përfundimtare për listën që do votojnë anëtarët e PD. Kam besim të plotë që ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë dhe të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e degës dhe kështu me radhë.

Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast dua të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç pajisjes me dokumentet e PD dhe jo për qëllime votimi. Këtu dua të jemi shumë të qartë”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *