• |
ide | kryesore

Negociatë e fshehtë Berisha -Yuri Kim/ Cilat janë versionet e të dyja palëve

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sali Berisha dhe Yuri Kim nuk humbasin asnjë rast pa lëshuar shigjeta ndaj njëri tjetrit. Nëse të hënën pas takimit me Alibeajn, ambasadoria amerikane i bëri thirrje demokratëve të shikonin nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, lideri historik i PD-së nënvizoi sot se partia kryesore e opozitës ishte shndërruar në një seksion të asaja që ai tani më nuk e thërret ambasadore por guvernatore.

Por, përpos këtyre deklarataave sado të forta që zhvillohen në publik, ky konflikt ka edhe anën e padukshme të ajsbergut që luhet në kulisa dhe me ndërmjetës midis palëve. Dikur, para se Basha të përjashtonte Berishën, Lapsi.al botoi një lajm ekskluziv (Linku Poshte)se midis ambasadës dhe njerëzve pranë “doktorit” ishte arritur një akord që ky i fundit të mos ishte prezent në publik. Pasi Berisha dha një intervistë të gjatë në Euroneës, Yuri Kim i kërcënoi “pajtuesit e gjaqeve” se pakti qe prishur dhe tani qe radha e ambasadës të sulmonte.

Lexo me tej:

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara intervistës së Berishës

Këtë radhë është Berisha ai që pretendon se ka pasur një tentativë tjetër për kompromis. Ai ka pohuan në A2 CNN, për gazetaren Alba Alishani se dikush i ka kërkuar si pazar që ai të hiqte dorë nga kandidimi në krye të PD dhe si mompensim do ti ofrohej koka e lulzim Bashës, që athere ene nuk kishte dhënë dorëheqjen.   

“Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë, meqë detyrohem ta bëj publike këtë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.

Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Beteja që zgjat/ Yuri Kim dhe Berisha nxjerrin armët

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD-së, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së, sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, rrëfeu Berisha.

Logjikisht pohimi i tij mund të duket bindës, pasi ambasadorja Kimi që mori detyrën e eleminimit të politikanit non grata nga eprorët e saj, në shtatë muaj dështoi në mënyrë spektakolare. Pra për të shpëtuar karierën e saj ajo do ishte shumë e interesuar që të gjente një mënyrë për shmangien e Berishës nga kryesimi i PD. Por tjetër është logjika dhe tjetër faktet. Sepse versioni i Berishës nuk konfirmohet nga askush. Ai natyrisht që nuk e tha emrin e ndërmjetësuesit dhe për rjedhojë mbetet burimi i vëtëm dhe i pa verifikueshëm i këtij versioni.

Andi Bushati: Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Si për ta shuar idenë e ndezur nga ky pohim, pra se mes Berishës dhe ambasadës ka pasur negociata, selia e rrugës së Elbasanit reagoi sot me një deklaratë. Ajo as nuk mohoi as nuk pohoi gjë për këtë tratativë por bëri një përgënjeshtrim indirekt duke mbajtur qëndrimin standart se nuk negociohet me Berishën: “Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet”, sqaroi ambasada.

©Lapsi.al

 



30 Comments

      1. Keta te paturp duan qe edhe ambasadorja te prallise, me ka thene mue e tye si Berisha. Prononcimi ambasades eshte koherent dhe paekuivok. Rrofte Shqiperia, Lavdi SHBA.

        1. Ambasadorja eshte ambasadore dhe jo guvernatore o Tirons. Mos ngaterro dollarin me euron:). Nejse, ju qe i thurnit Lavdi PPSH deri dje, sot te nxirrni syte duke thene Lavdi SHBA sepse metodat qe po zbaton Kimetja jane pikerisht ato te dajakut qe bente Dull Hoxha per 45 vjet.

    1. Do ti rekomandoja Bushatit që në duelin e tij me “kompetentin” tjetër të politikës shqiptare, Baton Haxhiun, në debatin e rradhës , të analizojnë vargjet e këngës së njohur popullore shqiptare :
      “Enver Hoxha e mprehu shpatën,
      edhe nji herë për situatën”
      Shumica dërmuese e popullit shqiptar, ka bindjen se nga maja e pushtetit, liderit, del uji i kulluar që fillon e qelbet poshtë .
      Enveri gjatë pushtetit të tij absolut, herë pas here , bënte një “rithemelim” të partisë komuniste, duke larguar e deri pushkatuar të vjetrit, e duke sjellë “të rijtë”.
      Po këtë punë ka bërë edhe Berisha , duke shpallur armiqtë e partisë, ama ndryshe nga Enveri, i rimerte përsëri në vathën e tij.
      Në shembullin e tyre, dje dëgjova që Rama , pas skandaleve të shumta të qeverisë së tij, i shkrepi edhe atij që të bëjë “rithemelimin” e plotë të Partisë socialiste.
      “Kongresi” i ri i PS, do të përjashtojë të gjithë kryetarët e degëve në të gjitha rrethet, e do të rithemelojë një parti të re fringo, me “djaloshin” Rama në krye, e me “ndihmësin” e tij të ri, “komandantin e skuadrave të djemve problematikë”, Damian Gjiknurin.

  1. Eshte e natyrshme qe, ne raste te tilla, te kete “negociata te fshehta”. Ajo qe nuk me duket edhe aq e natyrshme, eshte dyshimi nese Berisha thote te verteten apo jo; dhe kjo per shkak te aktit te tij, fill pas shpalljes Nongrata, te hedhjes ne gjyq te Sekretarit te Shtetit. Sepse, me kete veprim ai e ka thene fjalen e fundit, te paren; eshte vete akti ne vetvete qe perjashton cdo mundesi negociate. Me kete veprim, ne radhe ta pare, Berisha ia ka mohuar vetes nje gje te tille; eshte nje rruge pa kthim; fitore ose deshtim; ose te gjitha ose asgje – kjo eshte rruga qe ka zgjedhur Sali Berisha, me vullnetin e tij.
    Prandaj, une i besoj atij ne kete pike.

  2. KETO LLOGJE MEGALLOMANIE ENVERISTE NUK NDRYSHOJNE THELBIN E CESHTJES:

    Sali Berisha mbetet ashtu sic ka qene, nje egocentrist i papare qe kujton se SHBA vertitet rreth tij, nje hajdut i korruptuar enverist dhe killer vrastar i pandeshkuar qe per te mbrojtur familjen dhe pasurine shet cdo gje dhe qe do te theje Kohen e Qepes te Enverit ne Dimrin e Vetmise se Madhe

  3. A ka te drejte Berisha apo zonja Kim, kete do te vertetoje koha.
    Gjithsesi akti i Berishes i ben nje sherbim shqiptareve qe ne 30 vite kane pranuar te drejtohen nga politikane servile apo te shitur, sepse ishin te korruptuar.

    Jo gjithmone i duam autoret e tyre dhe as qe keto akte t’i kryejne politikanet e 30 viteve, te cilet kane plot mekate, por ka ardhur dita te jemi shtet serioz me politikane te denje e jo me vasale qe nuk duan te dine per vullnetin e shqiptareve.

    Vetem atehere do te ishim edhe partnere te denje ne NATO e BE.

  4. Ska asnje negociate o lapsi se kim dhe usa sja hedhin qurret sales. Eshte sala qe i sajon kto lajme fallco gjoja qe shih amerika po me lutet mua 🤦‍♂️
    Ooo vk

  5. Kush vazhdon e i beson akoma Berishes ose eshte nje idiot i dobishem e naiv ose ose komplet rrot karizuar e ska mesuar asgje nga keto 30 vjet

  6. Po ju pallat e rilindjes qe dilni llomotitni ketu a e pyesni veten njehere se a do i futej Berisha nje aventure te tille nese sdo kishte mbeshtetjen e amerikes, te pakten nje pjese te saj?
    Sigurisht qe ata jane te shqetesuar pasi askush se di se crrjedhe do marre.

    1. Berisha pat deklaruarse veç ndjekjes gjyqësore për të fituar “dinjitetin” e tij , kishte bindjen se “nmiqtë e shumtë” që kam në BE e SHBA do të më mbështesin mue.
      Ka kaluar thuajse një vit që mga shpajllja non grata e tij nga DASH.
      Nuk kemi dëgjuar që ate ta ketë mbështetur ndonjë mik i tij europian apo amerikan, veç takimit me një ambasadori çek, që nuk dihet se çfarë ka biseduar me te.
      Druaj se “miku” çek do ta ketë këshilluar Berishën që të ndjekë shembullin e Havelit e tja lerë kryetarllëkun e PD të rijve.

    1. Nje keshille kam modestisht per Ramen: C duhet arsimi ne Shqiperi? Kur ne pune te fut partia?? Le ti mbylli shkollat fare!! Dhe arsimin!

      Thjesht nje keshille nga nje emigrant shqiptar prej 17 vitesh, shkolluar dhe jurist ne Londer.

  7. Edhe sot e drejtoi vetë dhe bëri përjashtime, sugjerime dhe linçime të armiqve të vet, në emër të Komisionit që do ribashkojë opozitën.

    Nuk kemi ndonjë kuriozitet se si di të sillet Sali Berisha në krye të një partie, qoftë dhe një partie që ka kthyer copën e kostumit nga faqja tjetër, që të duket e re.

    Ajo që e bën qesharake gjithë këtë përpjekjen e tij për të “shkruar një histori të re”, është pikërisht zhdukja e Belind Këlliçit pa njoftim.Salih karaxhic berisha si nje Qen serb po pret ngordhjen prandaj dhe amerika tall loqet me salihun qe vetem uluret neper rruget e tirones o shpellkare te rrotKarizuar pas salihut

  8. vetem rrotat e karit mund te besojne nje fjale te Salih Shpelles USA nuk negocion me nje non grata te shpallur nga vete USA Keto pallavra maloku i ka per shpellkaret qe ka verdalle dhe Lapsin jo per shqiptaret pasi ata e njofin mire kete genjeshtar skandaloz

    1. USA negocion me talebanet, jo me nje “non grata” qe ne fund te fundit eshte vetem dikush qe nuk i jepet vize amerikane.
      Negocimet e marreveshjet me njerrezit me te ndyre te planetit, jane tradite ne USA. Gati nje shekull me pare, USA beri marreveshje me mafian italiane per te zbarkuar ne Sicili. Ka negociuar me Mobutun, Markosin, Noriegen, Pinocetin, talebanet, ISIS etj.

  9. Socialiste apo rilindas per mua nuk ka ndonje ndryshim te madh perderisa te gjithe se bashku i japin voten edi rames dhe, nga komentuesit apo komentuesi qe ben 10 komente kam zbuluar nje “genjeshter” tjeter te sali berishes, qe socialisteve apo rilindasve u ka hyre tmerri nga rikthimi i tij

  10. Artikull qesharak. Mundohet te mashtroje ndonje injorant se SHBA barazohet me Berishen per nga vlera!!!. Aq ma shume me beri te qeshe fraza Ambasada amerikane ne Shqiperi ka deshtuar ndaj luftes me Berishes!!!!. Shkrim i nivelit te komunizmit te Enver Hoxhes! Gazetare shkerdhata qe per para çfar nuk dizinformojne!

  11. Yuri Qimes po i shkojne pordhet nga halli se nje Berisha kryetar i PD per ate do te thote ta heqin nga mjalti qe po ha ne mes te Tiranes e ta degdisin ne ndonje vend afrikan o aziatik ku te haje bagla.

  12. Aldo Bumçi: Berisha është si mali i Dajtit, ku pyet ai për letrat e bakallit nga SHBA,ja dhe nje shpellkar i kalibrit boteror na kujtojne deklarat e kur kata shpellkare jepnin dhe jeten per enverin e salihut ose dite nga jeta e tyre

  13. Saliu i mori ne qafe shqiptaret demokrat duke luajtur lojra te ndryshme per 32 vite rrjesht. U desh 2022 qe te merrnim vesh se aya qe i guzhines qe kishte gatuar Like floririn, Edverin etj. Ai nuk ka me ndjekes. Ai eshte i vetem.

  14. Kryetar ne PD ate qe duan Demokratet me vote. Ky eshte rregulli i demokracise ne vendin me demokratik te supozuar nga ku ka shtetesine edhe Yuri Kim.
    Yuri duhet te duroje tani, e beri te veten. Dha urdher per Ali Beun kryetar ne PD…ashtu si tha edhe per Bashukun para tij. Mirepo, jane demokratet ato qe e zgjedhin kryetarin, jo Yuri. Pra durim, durim e vetem durim Yuri!
    Ne jemi me Ju, Ju jeni me ne ne sheshin Skenderbej para 31 vitesh James Baker para dhjetra mijra shqiptaresh
    Ftoje tani ne 2022 plakun Biden te vije ne shesh Skenderbej e ti thote serish ato fjale e te shohe sa shqiptare do ta brohorasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *