• |
ide | kryesore

Partizani inauguron stadiumin e ri: ja skenarët që e çojnë në Europë

-Instant, Sport



Partizani mendon Europën tani, përpara fazës së fundit të kampionatit edhe me stadiumin e ri. Pikërisht, sot është një ditë historike për të kuqtë, që inaugurojnë shtëpinë e tyre të re, me skuadrën që ka kryer seancën e parë stërvitore në kompleksin e saj të ri, e cila ndodhet në zonën e Tufinës, ku më parë shtrihej një repart ushtarak.

Edhe në dritën e këtij zhvillimi, 90 minutat me Laçin ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për Partizanin që kërkonte dëshpërimisht një portë drejt Europës, edhe në dritën e barazimit të komplikuar 0-0 përballë Vllaznisë, në ndeshjen e luajtur si pritës. Skenari më entuziast i mundshëm pastaj u bë realitet, me të kuqtë që shënuan me penalltinë e Skukës, në kohën kur në Loro Borici dygolëshi spektakolar i Edon Hasanit përmbysi Vllaznisë në 7 minuta. E tani, diferenca mes të dyve është vetëm një pikë.

Me llogari të bëra, të besuarit e Mehmetit duhet të arrijnë vendin e katërt e të shpresojnë se Laci do të fitojë Kupën e Shqipërisë, me kurbinasit që janë në pozita të mira për të shkuar në finale pas fitores 1-2 me Teutën. Kjo do të bënte që vendi i katërt të shkonte në Conference League e për këtë duhet të parakalojë Vllazninë që ka 39 pikë, një më shumë, me 9 javë të mbetura. Rruga tjetër është ajo e triumfit në Kupë, por edhe këtu fillimisht duhet të nxjerrin jashtë loje shkodranët. Në këtë mënyrë do të thjeshtohej edhe cështja e kampionatit madje, sepse do të mjaftonte pastaj të parakaloheshin kuqeblutë në fazën e fundit të Superiores, pa patur rëndësi kush do ta fitonte finalen.

Kështu, në të dyja rastet mes Europës dhe Partizanit, pengesa është Vllaznia dhe për ta kapërcyer nuk do të jetë e thjeshtë, pavarësisht se kryqyetasit kanë rikuperuar deri tani 4 pikë dhe janë gati ti japin një kuptim sezonit të tyre, edhe financiarisht duke folur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *