• |
ide | kryesore

Përplas makinën te dera e ambasadës ruse, vdes shoferi

-Instant, Lajme, Planet



Një person ka humbur jetën pasi ka përplasur makinën në derën kryesore të ambasadës ruse në Bukuresht, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Lajmin e konfirmon policia e kryeqytetit rumun në një deklaratë për mediat. Reuters raporton se makina mori flakë pas përplasjes dhe shoferi mbeti i bllokuar brenda saj.Policia tha se po e hetonte incidentin, por nuk publikoi identitetin e shoferit.

Gjatë javëve të fundit, në disa ambasada ruse në vende të ndryshme të Europës janë zhvilluar protesta kundër pushtimit të Ukrainës. Të martën, Rumania deklaroi se do të dëbonte 10 diplomatë rusë të cilët nuk po silleshin në përputhje me rregullat ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *