• |
ide | kryesore

Po çfarë rinovimi me PSG: El Chiringuito zbulon datën e prezantimit të Mbappe te Real

-Instant, Sport



Teksa në Francë janë të bindur për rinovimin e Kylian Mbappé me PSG-në, zëra krejtësisht të ndryshëm për të ardhmen e sulmuesit francez vijnë nga Spanja. Në veçanti, sipas El Chiringuito, Real Madrid ka caktuar tashmë edhe datën për prezantimin e sulmuesit francez, që ka pranuar propozimin e Florentino Perez. Sipas asaj që bëhet e ditur, prezantimi spektakël në Bernabeu duhet të bëhet në fund të majit ose në fillim të qershorit, nëse Reali do të shkonte deri në finalen e Champions League.

Mbappé, të paktën zyrtarisht, ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo jo te PSG, edhe pse në Madrid janë të sigurt se ai do të luajë për Realin sezonin e ardhshëm. Në lojë për sulmuesin kampion bote është edhe një klub i tretë, që po punon në hije. Që nga janari, Mbappé ka qenë i lirë të diskutojë me klubet e tjera. E nuk është vetëm Real Madrid e PSG që presin me ankth deri në fund, sepse në këto muaj, po lëviz me kujdes edhe një klub i tretë, që militon në Premier League.



1 Comment

  1. Arixhiu do jete disfate do e shikoni luan krejt ekipi pwr te ne paris do shikoni gallate ai vetem vrapon si idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *