• |
ide | kryesore

Prodhimi i mbarë shkon dëm/ Sasi e madhe e mollëve hidhet në rrugë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dibranët vijojnë të derdhin prodhimin e vitit të kaluar të mollëve. Ndonëse për ta ka qenë një sezon shumë i mbarë me prodhim shumë të lartë, mungesa e tregut të shitjes ka bërë që atyre tju mbeten stok mollët deri në kalbjen e tyre.

Shumë prodhues të mollës e kanë derdhur anash rrugës nacionale Maqellarë – Peshkopi prodhimin e vitit të kaluar. Sasia e derdhur e mollëve është e madhe, ndërsa të shqetësuar janë çobanët që kullotin bagëtinë e imtë në këtë zonë.

Ata shprehen se kanë frikë se ju helmohet bagëtia, ndaj mundohen t’i shmangin zonat ku janë derdhur me dhjetra kuintal mollë të prodhuara në sezonin e kaluar nga banorët e Maqellarës, Grezhdanit, Melanit etj.

Edhe prodhues të tjerë të mollës i kanë derdhur prodhimet e vitit të kaluar pasi nuk kanë gjetur treg shitjeje me shumicë.



2 Comments

  1. Pse talleni me injorantet, mollet behen uthull dhe nuk hidhen.
    Ke doni te habisni apo qeverine qe nuk e rruan per asgje

    1. e drejte! Qeveria nuk e rruan dhe keta me siguri jane ca idiote. Ne treg cmimi eshte 100Leke (te reja), dhe ne kete kohe krize kjo histori eshte qesharake..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *