• |
ide | kryesore

Prokuroria ukrainase: 4684 krime lufte ruse janë nën hetim

-Instant, Lajme, Planet



Prokurorët ukrainas kanë thënë se po hetojnë 4,684 krime të dyshuara ruse të luftës pasi trupat e pajetë të civilëve u zbuluan në Bucha. Pamjet nga ky qytet, i cili ndodhet në periferi të Kievit tronditën botën.

Shifrat u publikuan dje dhe treguan se rreth 167 fëmijë kanë vdekur gjithashtu si pasojë e pushtimit rus, sipas prokurorëve.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova i përshkroi qytetet përreth Kievit si një “rajon të torturuar nga ferri” dhe u zotua të ndëshkojë përgjegjësit, tha ajo në një konferencë shtypi të mbajtur nga Bucha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *