• |
ide | kryesore

Rama vuan mungesën e opozitës, kërkesë kryebashkiakëve dhe deputetëve të PS: Duhet të jeni kritikë në Kongres!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar nga deputetët, kryebashkiakët dhe drejtuesit e tjerë socialistë që “të kenë shpirtin kritik” gjatë Kongresit Kombëtar ditën e shtunë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që këtë herë është mbajtur “on-line”, Rama tha se Kongresi nuk duhet të jetë vetëm një paraqitje informuese për publikun.

“Të gjithë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë te vendimet dhe për të bërë zgjedhjen më të arsyeshme”, u shpreh Rama.

“Unë do t’ju kërkoja të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste atë që i kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të kryesisë, por edhe kryetarëve të bashkive dhe të tjerëve që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së kongresit qoftë në panelet sipas zonës tyre të përfaqësimit, sipas pozicionit të tyre në rrjetin e organizimit parlamentar, vendor apo në rrjetet e tjera të shoqërisë, në mënyrë që kongresi të mos jetë vetëm një paraqitje informuese dhe marrë e disa vendimeve nga ata që kanë përgjegjësi ekzekutive, por Kongresi të ketë brenda edhe shpirtin kritik, të jetë kritik.

Në mënyrë që debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve dhe me vetëdijen që askush nuk zotëron të vërtetën e fundme, por të gjithë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin për të dalë te vendimet dhe për të bërë zgjedhjen më të arsyeshme”, tha kreu i PS, Edi Rama.



20 Comments

  1. Disa te bejen autokritike te shendoshe e disa te gjejen armiq te Partise, se ndrishe Biroja ‘o marre masa!!

  2. Shiko dhe ate punen e sateliteve vella se na iku dhe prilli. Cna duhet ne fukaralleku ne vuajme per me shit cik por..e. Mire Lideri Global ,leshoi satelitet , buxheti mire te ka ecur me keto cmime.

  3. KETA EDHE FRYME NUK DO MERRNIN PARA TEJE O PALL , POR ÇA TI BESH SE NUK JETOJNE DOT .
    jO VETEM RILINDASIT QE I KE TREDHUR PARA 2013 , POR TI KE TREDHUR EDHE AJKEN E SOCIALISTEVE TE VERTETE .

  4. Prandaj ska per te humbur me ps-ja se gjithmone organizohet dhe rifreskohet, nuk boe rehat. E ka kapur filmin komandanti 👍

  5. Rama eshte super kryerar shteti , falenderoni zotin qe nuk eshte bere ndonjehere luli me pushtet se do na merte n qaf t gjithve

  6. Nderko qe pozita eshte pothuajse inegzistente duhet te ken nje veshtrim kritik mbi ceshtjet qe ato te jen sa me te qarta edhe me sa me shume benefite per popullin

    1. Iknin o kurva beni vaksinen.
      Lani duart me sapun, 2m largesi.
      Nderoni me grusht dhe te sheshi.
      Kush ka motra ti coje te partia

  7. Hahhaha, Aldoni, Emiljano, Tiku, Gazi qenkan leshu nafijet e sufllaqeve me lepirje per Xonin, megjithese kam pershtypjen qe eshte e njejta dore por me “gishta/emra” te ndryshem:).

    Marte nga ditet tuaja komandanti, amin!:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *