• |
ide | kryesore

Ish bashkëshortja e Travis Barker reagon pas martesës së tij me Kourtney Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish bashkëshortja e Travis Barker,Shanna Moakler ka reaguar së fundmi pas lajmit se ai “u martua” me Kourtney Kardashian në Las Vegas.

“Urime çiftit të lumtur”, tha Moakler, në një deklaratë për People të martën. “I uroj atyre më të mirën që jeta ka për t’i ofruar në udhëtimin e tyre së bashku.”

Shanna u martua me bateristin në 2004 dhe ata kanë dy fëmijë – vajzën Alabama, 16 dhe djalin Landon, 18. Barker është gjithashtu i afërt me vajzën 23-vjeçare të Moakler, Atiana, nga lidhja e saj e mëparshme me Oscar De. La Hoya.

Dyshja u ndanë në vitin 2008, pasi ajo e akuzoi artistin për një lidhje me   motrën e Kourtney, Kim.Përveç Moakler,Travis ka qenë  i martuar me Melissa Kennedy nga viti 2001 deri në vitin 2002. Kardashian nuk ka qenë kurrë e martuar, por ka tre fëmijë – Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 – me ishpartnerin Scott Disick./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *