• |
ide | kryesore

Juventus, me ”krahë” të rinj: Renan Lodi i përzgjedhuri për të zëvendësuar Alex Sandro

-Instant, Sport



Kërkohet një mbrojtës i majtë. Prej disa kohësh Juve e ka kuptuar që Alex Sandro është në një fazë zbehjeje, megjithëse ende në një nivel të mirë, dhe këtë vit vetëm falë Mattia De Sciglio të rigjetur (më shumë se Pellegrini), bardhezinjtë kanë arritur të frenojnë vështirësitë në një repart themelor, për një projekt që ka vendosur një lojtar si Vlahovic në qendër të sulmit.

Kështu, në Torino kërkojnë një alternativë të vlefshme për brazilianin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023 gjë që e vendos në mesin e të transferueshëmve të merkatos së verës së ardhshme, edhe për të çliruar veten nga një pagë e rëndë prej 6 milionë eurosh. Nëse vijnë ofertat, bardhezinjtë kanë një listë të kandidatëve gati për të zënë vendin e tij. Në krye është emri i bashkatdhetarit Renan Lodi, lojtar i nivelit ndërkombëtar, por ende i ri (nesër mbush 24 vjeç) dhe i lidhur me Atletico Madridin edhe për tre sezone të tjera. Spanjollët e vlerësojnë jo më pak se 40 milionë euro dhe Simeone e konsideron thelbësor për projektin e tij, por marrëdhëniet mes dy shoqërive janë të mira dhe klubet mund të ndërtojnë një negociatë.

Përndryshe, Juventus mund të kthejë vëmendjen për një dëshirë të vjetër si Emerson Palmieri, tani te Lyon, por në pronësi të Chelsea. Alternativë më interesante është Owen Wijndal, një holandez i ri që luan për Az. Duke mbetur në Itali, Bellanova, Cambiaso dhe Udogie mund të bëjnë punë për Allegrin, edhe pse nuk janë në nivelin e një Alex Sandro në ditët më të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *