• |
ide | kryesore

Karim ‘the dream’ Benzema: kështu Real Madrid ëndërron kupën e 14 me ‘veshë të mëdhenj’

-Instant, Sport



Karim ‘the dream’: një ëndërr për Real Madrid që tani është kandidat për fitoren e Champions League, që do të ishte e katërmbëdhjeta në histori për Blancos. Ancelotti i detyrohet shumë Benzema, që po përjeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij. Gjithmonë ka shënuar shumë gola, por pas moshës 30-vjeçare ka arritur një maturi të jashtëzakonshme dhe është bërë edhe lider tërheqës i skuadrës. Gjithashtu edhe për shkak të largimit të Cristiano Ronaldos, sulmuesi francez ka marrë mbi supe peshën e presionit.

Nga PSG te Chelsea, një tjetër tregolësh për tu treguar dhe për tu mbajtur mend. I gjithë repertori i numrit 9: dy gola spektakolarë me kokë dhe një me dinakëri. Në zonën e penalltisë është dominues, praktikisht i pamarkueshëm, shembulli më i qartë ajo që i ndodhi Rudiger, Thiago Silvas, Kimpembe e Marquinos. I papërmbajtshëm, Benzema di gjithmonë të jetë në vendin e duhur dhe ka një mirëkuptim të jashtëzakonshëm me shokët e tij. Dy gola praktikisht të shpikura me kokë, por edhe dy topa perfekt nga Vinicius dhe Modric. Pastaj oportunizmi për të shfrytëzuar gabimin e Mendy. Në këtë pikë kupa me veshë të mëdhenj nuk është larg.

Meritë edhe e Ançelotit që e vendosi sërish në qendër të projektit dhe Benzema e falenderoi publikisht: “Një nga më të mirët”. Trajneri italian e ndërtoi skuadrën rreth tij dhe ai ia ktheu besimin. Jo vetëm gola, por edhe shumë lëvizje për të ndihmuar të tjerët. Francezi ndihmon në mbulim, mbështet, merr ekipin përpara dhe tregon rrugën. Është e katërmbëdhjeta në shënjestër, ajo që do të ishte e pesta personale për Karim the dream.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *