• |
ide | kryesore

Legalizimi i kanabisit si Kalë Troje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Dom Gjergj Meta

Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.



5 Comments

  1. Dom Gjergji me gjithe respektin per JU per çfare Kale Troje shkruan, perdorimi i narkotikeve mes shqiptareve eshte kembekryq, narkotiket nuk kane nevoje per kalin e trojes qe te pushtojne shqiptaret i kane pushtuar. Edhe termi konservator nuk me ngjit. Shoqeria shqiptare fale dhe historise komuniste qe eleminoi rrolin e fese ne edukimin e kombit eshte “Lesh arapi” Perdorimi i disa narkotikeve per qellime mjekesore eshte i provuar nga shkenca si shume e dobishme dhe eshte mire qe te kultivohen. Por fakti qe shteti eshte ortak me krimin se ka fajin kultivimi i drogave mjeksore.

    1. Bravo dom gjergj meta .
      Je nga te paktet klerikë që reagon shpesh për situatën në vendin tonë.
      Këta te tjeret ca bëjnë apo presin të marrin rrogën.Ku janë keta myftiu kryemyftiu babai i kryegjyshates..
      Është koha ta nxjerrin popullin në shesh
      Për një lutje të madhe ,se në këtë gjendje që jemi vetëm Zoti na shpëton
      Djalli nuk vritet me plumb vetëm me lutje drejtuar.Zotit kush e ndjen që i është bërë një padrejtësi ti drejtohet Zotit me lutje
      Zoti dëgjon tre lutje
      Lutjen e jetimit
      Lutjen e atij.qe.i është bërë padrejtësi
      Lutjen.e udhëheqësit të drejtë. Kjo e fundit shumë e rrallë se të paktën keta qe na kanë udhëheqë këto 100 vjet kanë qenë shkaterrues të vendit.
      O Zot na i lehteso sprovat nga kriminelët që kemi mbi krye
      Amin!

      1. Ate kishen te pallati i pionereve ta “gezoni”.
        Ishte fushe futbolli dhe basketbooli ku luanim.
        Mire qe e moret si hajdute po te pakten te benit nje fushe tjeter.
        Apo iken leket kokaine? Iha!!!!
        Edhe ju do beni party, njerez jeni.
        Nuk eshte droga per te gjithe se duhet te punojne sklleverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *