• |
ide | kryesore

“Më paso topin mua”: njihuni me lojtarët që janë më në qendër të lojës në Superiore

-Instant, F1, Sport



Ka trajnerë që preferojnë të kenë në skuadrën e tyre, pjesë centrale e sistemit të lojës, lojtarë që duan të kenë kontakt me topin. Sarri, sa për të marrë një shembull, kur arriti te Juventus kërkoi nga Pjanic, në atë kohë regjisori i lojës së bardhezinjve mbi 150 prekje të topit në ndeshje. E nga ana tjetër, janë edhe vetë lojtarët që duan të jenë gjithnjë në qendër të aksioneve, madje edhe kur luajnë në pozicione më të mënjanuar. Por cilët janë lojtarët që prekin topin më shumë herë gjatë një ndeshje të kampionatit në Superiore? Një statistikë që jo vetëm qartëson ata lojtarë që duan gjithnjë të kenë topin në zotërim, por edhe ndihmon të kuptohet se cilat skuadra gjithashtu mbajnë topin më shumë dhe bëjnë më shumë pasime në një 90-minutësh.

Në fakt, të dhënat e pasimeve na ndihmojnë shumë në një analizë për të kuptuar se cilët janë lojtarët që duan ta kenë më shpesh topin në këmbë. Dhe jo rastësisht të parët e kësaj renditjeje janë lojtarët e Kukësit, që është padyshim skuadra që ka më shumë zotërim të topit në të gjithë kampionatin, me një mesatare prej pothuajse 59%, përpara Partizanit me 55 %.

Të bësh shumë pasime nuk do të thotë njëkohësisht se ke bërë shumë pasime të sakta. Në këtë renditje specifike shohim se cilët janë lojtarët që kanë përqindje më të lartë të pasimeve të sakta. Nuk është çudi që në listë ka edhe portierë: pasimet e shkurtra me të cilat nis aksioni nga pas janë shumë shpesh pa asnjë presion nga kundërshtarët. Dhe për të njëjtën arsye është e vështirë të gjesh sulmues në këtë renditje, sepse sa më shumë t’i afrohesh portës së kundërshtarit, aq më pak hapësirë ka për të gjetur mundësitë e pasimeve.

Në këto dy renditje nuk janë marrë në konsideratë lojtarët që kanë luajtur më pak se 10 ndeshje në këtë kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *