• |
ide | kryesore

Pikat kryesore/ Çfarë do të arrijë Rama me Këshillimin Kombëtar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



563 mijë pyetësorë të plotësuar në kuadër të procesit unik të Edi Ramës, “Këshillimit Kombëtar”, janë mjeti me të cilin kryeministri dëshiron të legjitimojë vendimet kontraverse të propozuara prej tij në fillim të këtij viti.

Nuk pati asnjë surprizë në rezultatet që nxorri qeveria sot. Që nga legalizimi i kanabisit tek pezullimi i gjyqtarëve e prokurorëve para kalimit të vettingut, 11 nga 12 pyetjet morën përgjigje pozitive. Në këtë artikull do të zbardhim komentet e Ramës për pesë pyetjet më pikante të pyetësorit, ndërsa rezultatet e plota për 12 pyetjet i gjeni në artikullin më poshtë.

Lexo më tej: 12 pyetjet e qeverisë/ Si iu përgjigjën shqiptarët (Shifrat) 

Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se procesi i plotësimit të pyetësorëve, numërimi dhe analizimi i tyre është korrekt, pikëpyetjet mbi “Këshillimin Kombëtar” nuk mbarojnë këtu.

Ky është një proces i paprecedentë që nuk pati lidhje me votën, me zgjedhjet, nuk ishin plane vendimmarrjeje që u propozuan nga mazhoranca socialiste në garën për mandatin e tretë. Ky proces nuk i ngjante as një referendumi.

Për 11 çështjet nga 12 që morën përgjigje pozitive, Edi Rama u kujdes të theksojë se do të jetësohen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Brenda pak ditësh anëtarët e kabinetit që kanë lidhje me këto vendime do dalin me plane përkatëse.” – u shpreh kryeministri.

Por si i shpjegoi Rama këto vendime që do të merren së shpejti?

1) Do të legalizohet kanabisi mjekësor 

Sa i përket kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore, pika më e nxehtë e pyetësorit, Edi Rama u shpreh se nuk ka asnjë dilemë që procesi ligjor që t’i hapet rrugë këtij përdorimi të kanabisit do të përmbyllet shumë shpejt.

“Ne do të procedojmë ashtu sic u shprehen qytetarët, do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike përvecse edhe rritje në aspektin teknologjik. S’ka dilemë për këtë. Çfarë qytetarët kanë thënë, ajo do bëhet nuk diskutohet.” – u shpreh Rama për kanabisin. Më vonë shtoi se procesi për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor do të përmbyllet shumë shpejt.

 

2) Amnisti për paratë e pista 

Kryeministri theksoi se ishte e patolerueshme që emigrantët shqiptarë të përballeshin me burokracira të panevojshme për depozitimin e kursimeve të tyre nga puna jashtë në vendin e tyre. Sipas Ramës, në këtë formë luftohet edhe informaliteti dhe paraja cash disproporcionale me përdorimin e sistemit bankare në Shqipëri.

“Amnistia e plotë fiskale është të çash një rrugë të re. Janë nisur dhe janë ndalur qeveritë më parë, edhe qeveria jonë. Tani ka folur opinioni publik shqiptar që është më shumë se sa të flasë një shumicë qeverisësë dhe tani këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë edhe partnerët tanë. Që të bëhet ajo që thotë populli shqiptar. Rrugën do ta gjejmë shpejt.

Është koha që shqiptarëve ti jepet mundësia që kurismet nga puna ti legalizojnë plotësisht, në një vend që ka hyrë në sistemin bankar i fundit në Europë. Dhe sot që flasim, e dhënë zyrtare, është vendi më cash që ka Europa. Pra vendi me më pak akses, përfshirje të pasurisë në sistemin bankar në Europë, me diferencë. Që do të thotë një ekonomi informale e konsiderueshme, që do të thotë pasqyra e ekonomisë zyrtare është shumë ndryshe nga pasqyra reale.

Në këtë pasqyrë ekonomike dihet që emigrantët kanë një rol të jashtëzakonshëm. Dhe është e patolerueshme që për të sjellë 30 mijë paundë nga Britania e Madhe duhet të kalojnë në një kalvar të paimagjinueshëm edhe këtu. Me bllokime, verifikime, certifikime, hetime. E patolerueshme. 

Çdo pikë djerse e emigrantëve duhet të çmohet në mënyrë financiare duke u formalizuar. Dhe natyrisht edhe këtu brenda qarkullon një pjesë, ose fle një pjesë e parasë së bizneseve që është në vite puro evazion fiskal. Edhe për këtë do të shikojmë se si mund të integrohet në këtë amnisti. Se në fund të fundit për këtë bëhet amnistia.” – u shpreh Rama.

 

3) Mbështetje për “Open Balkan” 

Edhe pse me lëkundjen më të madhe mes 11 pyetjeve që morën “Po”-në e Shqiptarëve, për “Open Balkanin” (59% pro) Rama dukej i palëkundur. Kësaj pike i kushtoi edhe rëndësinë më të madhe në shpjegim kryeministri.

Për “Open Balkan” Edi Rama u shpreh i bindur se do të ketë shumë më tepër benefite se kosto për Shqipërinë. E pyetur nga një gazetare lidhur me qëndrimin kompleks të Serbisë sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, Rama u shpreh se nuk kishte pritur luftën që të njihte politikën e jashtme të Serbisë. Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk e bën Ballkanin e Hapur për Serbinë, por për interesa të veta.

“Tani unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh që çfarë është politika e jashtme e Serbisë. Cilat janë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. E dyta, nuk ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Ajo është aty, është një fqinje duam apo s’duam ne. Dhe është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë, si ne. Duke marrë parasysh këto dy gjëra, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre në këtë aspekt që ju bëtë pyetjen.

Nga ana tjetër, Shqipëria Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, e bën për veten e vet. Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë, por tonat. Serbia të vetat dhe gjithkush tjetër të tijat nuk diskutohet. Ballkani i Hapur është një bashkim interesash konverguese, jo diverguese. Dhe cdo konvergjencë që ne realizojmë me fqinjët i shërben paqes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe social. Dhe kur flasim për paqe, paqja bëhet me ata që ke pas probleme ose me ata që ke problem. Ballkani i Hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i shqiptarëve dhe jo i Kosovës, dhe s’dua ti jap as mënd as këshilla të pakërkuara udhëheqësve të Kosovës.

Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të njerëzve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve. Për Ballkanin e Hapur shkoni pyesni fermerët shqiptarë, eksportuesit shqiptarë, që prej vitesh kanë marrëdhënie pune me tregun në Ballkan dhe me tregun në Serbi. Pyetini? Nuk e kuptoj se cfarë është ky insistim që për një aktivitet që e bëjnë edhe sot që flasim ne, që ne mos të bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të lehtësohet. Që aktiviteti të lehtësohet. Këtë mund ta pjelli vetëm pjesa e mbrapshtë e mëndjes shqiptare.

Përsa i përket kostos së procesit është minimale në raport me përfitimin nga procesi. është një proces që do të kthehet në traditë. Proces kurues për marrëdhëniet politike në Shqipëri në nivelin qytetar, dhe të qytetarëve me politikën.” – u shpreh Rama.

 

4) Tjetër kërbaç mbi gjyqtarët dhe prokurorët 

Kryeministri u përpoq të sqaronte se nuk bëhej fjalë që qeveria të penalizonte gjyqtarë dhe prokurorë që mund të veprojnë në kundërshtim me ligjin. Edhe pse nuk dha detaje, Rama tha se bëhet fjalë që të ndërhyet në legjislacion, që këta magjistratë të pezullohen në vend në rast abuzimi me ligjin, dhe mos të mos vazhdojnë me shkeljet vetëm se janë ende në radhë për të kaluar vettingun.

“Ne nuk hyjmë në pushtetin e pavarur, por ne jemi edhe pushtet legjislativ. është pushteti legjislativ që përcakton rregulllat për atë pushtetin tjetër. është shumë e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për të pezulluar ne, qeveria, gjykatësit ose prokurorët. Bëhet fjalë për të bërë një ndërhyrje në legjislacion, që ka qënë në draftin e reformës në drejtësi dhe pastaj ka rënë rrugës, që këta njerëz të pezullohen në vend, dhe të pezulluar të hetohen. Dhe jo të vazhdojnë punën këta dhe nga ana tejtër vazhdon hetimi dhe kto bëjnë gjëma. Qytetarët e kanë kuptuar shumë qartë këtë. ” – u shpreh kryeministri.

 

5) Ta lëmë Maqedoninë në fatin e vet 

Edi Rama u shpreh se nëse do të gënjehen sërish në qershor, dhe Shqipëria nuk do të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, qeveria do të bëjë të pamundurën që rrugëtimi i Shqipërisë për negociatat të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

“Por, në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin komplet. Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut absolutisht. Do ta bëjmë në cdo instancë, do ta bëjmë me cdo qeveri të BE-së, me Brukselin me të gjithë. Shqipëria nuk mundet më të presi që të zgjidhin më një sherr mes tyre dy komshi, fqinj, me të cilët ne kemi marrëdhënie shumë të mira, s’kemi asnjë problem, për tu ulur në tryezën e konferencës. Kështu që ne do të bëjmë tonën. Kursi i politikës sonë në këtë drejtim do të ndryshojë plotësisht.” – u shpreh Rama. ©LAPSI.AL 



18 Comments

  1. Une jam emigrant but I don’t have a lot of money cash per te sjell ne Shqiperi Ato qe thote Kr jane parate e pista qe i paskan sjelle me veshtiresi gjer tani Shikoni se sa ka vajtur cmimi per apartmentet ne Tirane e gjetke Shtet rumpalle qe nga themelimi

    1. Ty bravonte qofte qe je mendjehapur dhe i gjykon gjerat drejte duke i krahasuar me standartet ku jeton dhe zoti ta befte mbare e me mbare.
      Km kerkon te zglepe akoma cdo qindarke qe kane shqiptaret, pasi i ka mjele mire ata qe banojne ne shqiperi kerkon te zglepe dhe parate e huaja te shqiptareve.
      Ka ardhur koha qe dhe parate e pista nuk i investojne ne Shqiperi se eshte bere me pis se vete parate e krimit.
      Cmimet e apartamenteve ne Tirane rriten nga korrupsioni i pamase qe ka aplikuar zotria.
      Nuk ka vend ne bote qe cmimet e apartamenteve ne zona urbane por pa infrastrukture qytetaria te shiten me 2000 €, dhe pwe shutet cdo gje me euro e para!?
      Garazhdet ne cmim shkojne me shume se ato te apartamenteve.
      Imagjinoni cmimi i nje garazhdi tek rr Dibres shkkon 24000€ qe nuk eshte as garazh i mbyllur por nje hapesire ne analet e pallatit 3*4 =12 m2
      2000€ m2 i garazhdid kjo eshte Tirana e parave te ndyra

  2. Thjesht t’u jape pershesh me kos patronazhisteve!
    Eterit e tyte hanin bar per baben e ketij, keta sot pershesh me kos!

  3. Ne emer te popullit! Erdogani i Shqiperise apo Putini se njesoj jane, vendosi ne emer te popullit pas anketes se kryer se çfare do te beje ne vazhdim. Zoteri, aktualisht mund te besh çfare te duash, bej spektakel ne çfaredo lloj fushe, por ti ngelesh nje bastard dhe turp per ata qe e quajne veten shqipetar! Me vjen shume kee qe u katandisem keshtu, e them me dhimbje, por ky eshte nje fakt! Turp per te gjithe ne qe nuk reagojme dhe dyfish turp per ata qe e mbeshtesin! Albania rest in peace! Na ishte dikur Shqiperia……

  4. Me “keshillim”,me “konsultim”,me parullen”cdo populli,ben partia”, u mbush Shqiperia me 800 mije bunkere! U moren lope,dhen e deri pula neper kotece! Si dje me “tufezimin” do e pesojne sot shqiptaret me “legalizimin”(e hashashit)! Epilogu I ketij aksioni “ne emer te popullit” njesoj do perfundoje! Do gjalleroje …. ikjen ne mase te shqiptareve jashte vendit!

  5. Çfarë do të arrijë Rama me Këshillimin Kombëtar? Pyetje retorike . Do te arrije ate qe ka synuar qe ne nisje te karrieres se tije politike , te vjedh , te vjedh e te vjedh perdit e me shume ne kurriz te popullit Shqiptar . Arritja , hobi dhe synimi i vetem i tij ne jete eshte vjedhja dhe mbushja e xhepave te tij .

    Qe kur u hodh idea e ketij “pyetsori” nga i gjati ine , une thash se kjo do jete nje menyre per ligjeruar nje afere korruptive . Mbas çdo inisiative , pyetsori apo show publik qe i gjati ine ndermerr , fshihet nje megavjedhje .
    Sa kohe qe ky vampir me fytyre njeriu do te jete ne pushtet te njejten kenge do degjojme e te njejtin film do shohim çdo dite . Vjedhjet e tij do vazhdojne per sa kohe qe te jete ne pushtet , huqi del me shpirtin .

    Shikoni edhe nje fenomen tjeter qe po ndodh me çmimin e naftes . Sot çmimi i nafttes ne burse ra dhe ka shkuar 97 $ /fuçi ndersa çmimi u rrit me 8 leke/;iter dhe shkoi 233 leke /liter . Para fillimit te krizes apo luftes ne Ukraine ne burs nje fuçi nafte kushtotne 111 $/fuçi ndresa ne tregun tone çmimi ishte 192 leke /liter . Tani , di ti jape njeri shpiegim keti fenomeni ? A ka ekonomist ne bote qe te ma shpiegoje kete çudi ? Per te mos thene se i njejti çmim qe eshte sot ne burse , dmth 97 $ /fuçi , ka qene edhe ne 2013 dhe çmimi ne tregun tone ishte 140 leke/liter . A e kuptoni se ky eshte veçse nje kuçeder me fytyre njeriu qe nuk ka te dendur me para ?

    Qetesi ky vend do gjeje kur i gjati ine te largohet nje here e mire nga qeverisja e vendit .
    Derman ky vend do beje , kur ti dhe kelyshet e hajnise qe ke nga pas o i gjati ine te burgoseni .
    Nese nuk e largojme me çdo mjet dhe menyre te mundeshme , atehere çudite ne kete vend te çudirave do vazhdojne sepse ne me tere ment nuk paskemi pare gje akoma . Ky eshte fatkeqesia me e madhe e keti vendi .
    Largimi yt dhe i sektit antishqiptar mavi , eshte domosdoshmeri imediate .

  6. Rama me ate pseudo-“Keshillimin” do te arrije legalizimin e droges, nepermjet “deshires mbare popullore” te shqiptareve qe nuk po i ze gjumi der kur droga te legalizohet e te dale nga qelia Saje Qorri me shoke.

  7. “Keshillimi” jane metoda Sorrosisite per te perligjur krimin e organizuar dhe tregtine e droges. Ky idiot mendon se do jete i perjetshem por gjynahet do vije nje dite dhe do ti laje ne mos ai pasardhesit e tij

    1. JO PASARDHESIT OR JO . GJYNAHET DUHET TI LAJE PALLOSHI VETE ME ÇDO KUSHT .
      KJO ESHTE NE DOREN TENDE , TIMEN DHE TE GJITHE SHQIPTAREVE .
      DUHET TI THEMI BOLL HAJNISE DHE PADREJTESIE ME REVOLUCION ALLA FRANCEZ .
      PO NUK U PRENE KOKA NUK KA DREJTESI DHE PERPARIM

  8. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Wothers, Alexandër Arvizzu, Donald Lu, Yuri Kim.

    Qindra akuza ndaj ambasadorve amerikanë dhe zero kundër ambasadorve rus.Byrektoret e salihut duke u masturbuar me sharjet qe salihu i ben amerikes

  9. në këtë batak thashethemesh, sajesash e akuzash lunatike, politikanë hallexhinj si Berisha e Meta kanë gjetur spiralen e vetme për t’u ringritur nga gropa ku ndodhen. Si për të provuar edhe një herë më shumë se shprehja e Haxhi Qamilit ‘Tuj pat Rrogozhinën dhe Peqinin, ç’më duhet mua ç’thonë Parisi dhe Londra’ nuk vdes asnjëherë në këtë vend!

  10. 25.000 prostituta shqiptare punojn e me djerse te ballit dhe prodhojne rreth 300 milion $ usd ne vit.A do munden keto prostituta ti fusin paret e “punes” ne ato te “ndershme”.
    Puna eshte qe qeveria tja beje te lehte transferimin nga bota jashte.
    Me keto mendime gjatoshi po fiton edhe te 4-en here zgjedhjet.
    Diku ka marre aprovim .

  11. Mediat e Ilir Metës e bënë kandidat për president të Shqipërisë, revoltohet Ramush Haradinaj: Shpifje ordinere, nga mercenarët e Tiranës.sa rrotKaruc qe je more shpellkare i ores 19:27

  12. Rramushi president.
    Rrofte Rramushi.
    Ore i ores 22.29 mos je gje nga ato parate e ndershme te prostitutave shqiptare qe jane patriote kudo qe ndodhen.
    Qeke tamam Rramush

  13. I kuptoj pyetjet qe z.Rama i ka drejtuar popullitt e tij.Por nje gje nuk e kuptoj.
    Nje popull, ku 30% e tij eshte duke u mbytur ne ujrat e varferise, si ka mundesi qe nuk i ben pershtypje kjo?
    Por me teper se kjo, kerkon me te madhe qe te behet amnisti fiskale? Per ato qe ne njefare menyre jane bashkefajtore per ate derexhe ?
    Nuke kuptoj, por nje gje po, qe une paskam qene i trashe, ne mos idiot dhe z.Kryeminister ma zgjoi kete ide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *