• |
ide | kryesore

“Ronaldo bis nuk funksionoi”: Rooney e sulmoi në transmetim direkt, vjen përgjigja e portugezit

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo i përgjigjet menjëherë Wayne Rooney. Tekniku i Derby County foli për ish-shokun e tij të skuadrës gjatë “Monday Night Football” të Sky Sports. Ish-lojtari, duke iu përgjigjur pyetjeve të prezantuesit, tha se kthimi i portugezit në Old Trafford nuk funksionoi, por ai gjithashtu këshilloi ish-skuadrën e tij që të ndryshonte qasjen dhe të fokusohej te lojtarët e rinj dhe të uritur, në vend të CR7. Përgjigja nga 5 herë Topi i Artë nuk vonoi.

Rooney nuk bëri lojëra fjalësh, rikthimi i Ronaldos te Manchester United nuk ishte një sukses: “Unë do të thosha jo, për momentin. Mendoj se ka shënuar gola, ka shënuar gola të rëndësishëm në Champions League në fillim të sezonit. Shënoi tregolësh kundër Tottenham. Por unë mendoj se nëse sheh nga e ardhmja e klubit, duhet të marrësh lojtarë më të rinj dhe më të uritur për të bërë më të mirën dhe për të ngritur Manchester United, në dy apo tre vitet e ardhshme. E padyshim që Cristiano nuk është lojtari që ai ishte kur ishte 20 vjeç. E kjo ndodh, ky është futbolli”.

Ronaldo është një lojtar i madh, por United ka nevojë për tjetër gjë: “Është një kërcënim për gola, por unë mendoj se ata kanë nevojë për më shumë për pjesën tjetër të lojës, ata kanë nevojë për lojtarë të rinj dhe të uritur”.

Ky është mendimi i ish-lojtarit të Djajve të Kuq. Trajneri i Derby County, pas transmetimit të drejtpërdrejtë, ndau një foto të tij në studiot e së hënës së futbollit me Jamie Carragher dhe prezantuesin David Jones. E në orët e fundit, pikërisht poshtë postimit të tij, ka mbërritur komenti i CR7. Ronaldo komentoi: “Dy xhelozë”, bashkë me një emoji me sy. Dy xhelozët do të ishin Rooney dhe Carragher. Të dy, në fakt, e kishin kritikuar rikthimin portugez te Manchester United. E megjithatë, nuk është ende e qartë nëse komenti i Cristianos ishte ironik dhe ai thjesht ka zgjedhur të tallet me ish-shokun e skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *