• |
ide | kryesore

Shpërdoruan detyrën, pezullohen nga puna 9 zyrtarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nëntë funksionarë publikë të disa institucioneve të ndryshme në Korçë, Tiranë e Kolonjë janë pezulluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Policia njofton se në pranga janë vënë:

-G. P., 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë);

– F. T., 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

– M. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

– E. Q., 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

– J. M., 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë);

– K. D., 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

– P. C., 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë);

– O. J., 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë);

– J. M., 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *