• |
ide | kryesore

Formulari i Ramës/ 61% pro legalizimit të kanabisit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, zbuloi se 61 % e personave që kanë plotësuar formularët e Këshillimit Kombëtar i janë përgjigjur pozitisht pyetjes Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit.

“Pyetja numër 6: “Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”

Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit i janë përgjigjur 61 % ose 308 992.

Nuk kemi nëvojë për këtë nismë i janë përgjigjur 148 092 qytetarë dhe nuk e di i janë përgjigjur 51 051”, tha Cano.

 



24 Comments

  1. Ti nuk shikon në sy e nuk dëgjon askënd, as ministreshat dhe ministrucët e tu e jo më qytetarët e thjeshtë që i keni kthyer në skllevër në vendin e tyre. Bashkë me një grusht oligarkësh i keni grabit të gjitha në këtë vend, paratë, pasuritë mbi e nën tokë, malet dhe bregdetin, të gjitha.
    Je këshilluar ti me qytetarët që po e shkatërroni pjesën më të bukur të bregdetit duke ndërtuar 80-90% vila për vete e vetëm 10% hotele, siç po bëni me atë komikun gjoja“investitor strategjik”?
    Këshillimi me qytetarët është vetëm justifikim për afera të reja që keni planifikuar dhe pompoziteti me të cilin e thua nuk është tjetër veçse një tallje më shumë për mjeranët e trushpëlarët që mbajnë akoma shpresë te ty.

    1. Keta nuk dine as te genjejne.
      Me shifrat qe na serviren, qe askush nuk mund ta vertetoje saktesine e tyre, prape dalin rreth 500 000 vete qe kane shprehur mendimine tyre. Nga keta thote kjo fycka, 61 % jane pro.
      Po sa % e popullsise jane keta?
      Po te mendojme se jane rreth 3 000 000 shqiptare me te drejte vote, i bie 60 % e 1/6 se votuesve ose ndryshe 10 %.
      Keshtu eshte kur je i pashkolle si palla i gjate.
      Perqindja nuk tregon asgje, 99 % e 0 eshte = 0, ndersa 1 % e 3 000 000 eshte 30 000.

  2. po hajde ta kuptojne keta o edo se cdo te thuash ti me kanabis medicinal, kujtojne qe do plasi hashashi rruges se dy pare mend kane. me pelqeu interpretimi, bonus i madh do jete per ekonomine

  3. Po shume mire kjo do te fuqizoj ekonomin tone dhe do hapi vende pune. Cfare te keqe ka ktu. Shum vende te botes jan fuqizuar nga kjo gje pse te mos fuqizohena edhe ne

    1. Eshte nje super ide sepse do na jepte nje dore te mire zhvillimi ne ekonomi dhe pse jo te hapte shume vende pune

      1. Po i mbani iso njera – tjetres o kurva patronazhiste?
        Ju qifsha gjakprishurit e karit , kurva mavi pa dinjitet

  4. legalizimi nese kontrollohet forte nga shteti do jete nje bonus i madh per ekonomine edhe per punesimin, thjesht nuk duhet abuzuar. respekte

  5. Te shporren qelbesirat duan te vrasin te ardhmen tone Femijet👎👎👎 thotë:

    Putini Po i vret ne arme femijet Ukrahinas kryeqelbesira don ti vrasi me droge femijet tane Ky eshte me kriminel se te gjithe udheheqesit komuniste bashke !!

  6. Pije per vete dhe mos u frufsh asnjehere por nuk do te lejme ti helmosh femijet tane!!! thotë:

    Femijet jane te rrezikuar nga ju idiot hajdut kriminel !!!Eshte me i rezikshem se Putini!!!

  7. Do te thote me shume aksidente te rinj te vrate nga shpejtesia e makinave !!!Te gjetur te vdekur nga overdozat!!! Te vetevriten nga efektet qe I jep ne trurin !!!Statistikat tregojne se me shume vdesin nga droga se nga armet!

  8. Nuk arrij te kuptoj kur shikoj te tilla komente duke menduar se sa efektive do jete kultivimi i kanabisit mjekesor.

  9. Legalizimi i kanabisit mjeksor esht i vlefshem dhe i rendesishem per mjeksine pasi ndihmon ne teajtimon e pacienteve qe vuajne nga ankthi ose stresi

  10. Legalizimi i kanabisit na sjell rritje ne ekonomi dhe vende te reja pune.
    Pse duhet te jemi ne kunder ktij vendimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *