• |
ide | kryesore

“Të gjithë shokët i ke në burg”/ Si mbrohet Rama për Kokën, Bllakon, Tahirin…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se nuk ka asnjë përgjegjësi për ish-ministrat apo ish-deputetët që sot janë në burg.

“Gjërat janë të ndara. Raportet njerëzore, raportet personale janë një gjë. Dhe raporti i punës nga njëra anë dhe raporti i secilit me ligjin janë një gjë tjetër. E kam pyetur veten për inceneratorët. Nuk më rezultoi gjë.

Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në m,ënyrë të shkëlqyer. Ai ka qenë ministër i partisë tjetër bashkë me Alqi Bllakon dhe kemi bashkëpunuar shkëlyeshëm.

Sa kemi parë deri tani, Lefter Koka nuk akuzohet për procesin, por për për një marrëdhënie personale me subjektet dhe në këtë marrëdhënie secili hyn vetë ose me shokë. Me mua kjo nuk bën vaki.

Unë jam i qartë që kur i jap çdo ministri kur i jap mandatin. Në atë karrige ju kam zgjedhur unë, por ju duhet ta mbani vetë, për cdo gjë që që largqoftë do të bëni larg shpinës së këtij grupi këtu, mbani përgjegjësi vetë.

Përgjegjësi morale? Përgjegjësia ime morale është që kur unë them në këtë vend do të ketë drejtësi dhe ajo nuk do shohë majtas djathtas dhe kujt i ka shkelur këmba mban përgjegjësi vetë. Përgjegjësi individuale marrin përsipër shfrutëzimin e postit apo që arrin lekë majtas djathas duhet ta paguajnë vetë,

Me Bllakon unë kam pasur një marrëdhënie që porsa i përket punës së dukshme të punës nuk ka të sharë. Nëse i ka bërë ato rezultate që thotë hetimi… se prandaj e kemi ngritur SPAK” – tha Rama në “Opinion”. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Qudia eshte me ata qe e kan votuar .prandajpo shuhet dalngadale shqiperia e megjithate une jetoj ne emigrim .shqiperia te jetoje sa malet por per sa qevefis detriment une ne at shtet nuk shkel me. vaj halli 70 mij lek te vjetra pension dhe Ben sikur nuk di asgje vidhet me miljarda lek dhe thot do vazhdoj ti paguaj hajdutet sa keq per familjet me te ardhura te pakta zoti ndoshta nje dit do ti shpeblej me vuajtjet e horrave qeveritar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *