• |
ide | kryesore

Tha se i kishin falsifikuar firmën për 48 mijë euro, KPK shkarkon me shumicë votash prokuroren Eriselda Bala

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten se kishte vendosur shkarkimin e prokurores së Tiranës Eriselda Bala, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Gjatë seancës, Balës iu kërkuan shpjegime në lidhje me një pagesë 48 mijë euro përmes bankës, për të cilën hetuesja tha se ishte falsifikuar firma e saj në faturën e pagesës. Po ashtu asaj iu kërkuan shpjegime mbi 2 milion lekë të ardhura nga familja e bashkëshortit dhe një dhuratë 1 milion lekë nga gjyshërit e saj.

Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015, ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku ushtroi detyrën deri këtë vit.



1 Comment

  1. EDHE KUR KAPEN ME HELLIN BRENDA PRAP PER KETO LETYRA NUK ESHTE ASHTU SI DUKET
    JANE TE GJITHE HAJDUT PA PERJASHTIM . TANI EDHE SPAKU KA FILLUAR DHE VE GJOBA . VERIFIKOJENI PO NUK BESUAT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *