• |
ide | kryesore

Video/ Autogoli i Zappacosta i heq fitoren: Atalanta barazon në transfertë, Leipzig godet tre shtylla

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, Atalanta barazoi 1-1 me Leipzig dhe shtyu cështjen kualifikim për rikthimin në Bergamo. Në Red Bull Arena, në pjesën e parë Muriel (17′) zhbllokoi ndeshjen me një magji, më pas tentativat e André Silva dhe Pasalic u përplasën në shtyllë. Në pjesën e dytë Musso grushtoi penalltinë e goditur nga André Silva, por në goditjen e këndit pasuese autogoli i Zappacostas (58′) vendosi barazimin. Koopmeiners goditi një tjetër shtyllë dhe traversa ndaloi goditjen me kokë të Szoboszlait për një finale emocionuese.

Gjithcka nis nga goli i Muriel, që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17’ e nga ku Gasperini do të ndërtojë strategjinë e kthimit. Kolumbiani udhëhoqi sulmin duke dhënë kualitet, thellësi e ide manovrës. Mund të kishte dyfishuar edhe rezultatin para se të zëvendësohej nga Zapata në pjesën e dytë.

Lipzig u përgjigj me traversën e Andre Silva në të 24’, por portugezi gaboi penalltinë në minutën e 58’, duke u hipnotizuar nga Musso. Portieri ishte vendimtar edhe në goditjen me kokë të Orban, ndërsa bëri mrekullinë duke e devijuar në traversë goditjen e Szobolzai. U detyrua të dorëzohet vetëm në befasinë që i erdhi nga Zappacosta. Kështu, vetëm 1-1 në Leipzig, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, me kthimin të enjten në orën 18.45 në Bergamo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *