• |
ide | kryesore

Video/ Bodoe/Glimt macja e zezë e Romës: Mourinhos i largohet Tirana, telashe edhe për Leicester

-Instant, Sport, Video



Vështirësi për pretendentët e mëdhenj në Conference League, në përfundim të ndeshjeve të para cerekfinale. Kështu, Roma del edhe njëherë e mundur nga transferta në Norvegji me Bodoe/Glimt, ndërsa Leicester nuk shkon më shumë se 0-0 me PSV Eindhoven. Fitore, por jo siguruese, për Marseille që kalon 2-1 PAOK, me kthimin që lë të gjithë skenarët hapur.

BODOE/GLIMT 2-1 ROMA
Bodo/Glimt konfirmohet macja e zezë e Romës në Conference League: në vajtjen e cerekfinaleve të turneut që të con drejt Tiranës, verdhekuqtë shemben 2-1 në Norvegji. Pellegrini firmosi avantazhin për të besuarit e Mourinhos në të 43′ me një të majtë nën traversë, por në pjesën e dytë formacioni i Knutsen përmbysi gjithcka me golat e wembangomo në minutën e 56′, skaktuar nga një gabim i Rui Patricios e goditja me kokë në të 89′ nga Vetlesen, në zhvillimet e një goditje dënimi. Pasi e turpëroi 6-1 Special One në udhëtimin e parë në Norvegji, në fazën e grupeve, Bodoe përsëritet dhe deri tani mbetet e pathyer nga romanët, që edhe në kthim nuk arritën dot ti mundnin (2-2) një paralajmërim se me këtë trend rezultati në Tiranë portugezi e të tijtë nuk do të jenë

LEICESTER CITY 0-0 PSV EINDHOVEN
Foxes dështuan të sigurojnë ndonjë avantazh pas ndeshjes së parë të luajtur në shtëpi kundër PSV, në cerekfinalet e Conference League. Anglezët të 10-ët në Premier League, por me tre ndeshje për të rikuperuar e që mund ti afrojnë me zonën europiane, nuk kanë mundur të superojnë holandezët, që janë mbrojtur me kujdes, për tia lënë kualifikimin ndeshjes së kthimit në Eindhoven, ku gjithcka mund të ndodhë.

MARSEILLE 2-1 PAOK FC
Një nga favoritët për të arritur finalen e 25 majit në Tiranë, Marseille, triumfon 2-1 përballë PAOK, një rezultat që gjithësesi nuk jep garanci. Francezët kaluan të parët në avantazh me Gerson në minutën e 13 dhe dyfishuan po në pjesën e parë me Payet, përpara se të shkonin në dhomat e zhveshjes. Grekët megjithatë ruajtën ekuilibrin, pa u shthurur dhe goditën sapo rifilloi loja me Kaddouri në minutën e 48. Kartoni i kuq i Gerson në të 94 nuk e komplikoi më shumë ndeshjen.

Europa Conference League Quarter-Finals
Feyenoord 3-3 Slavia Prague
Bodoe/Glimt 2-1 Roma
Leicester City 0-0 PSV Eindhoven
Marseille 2-1 PAOK FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *