Që futbolli është më shumë se një lojë është një e vërtetë që të gjithë e dinë. Historia e Vlad tregon edhe një herë se si sporti, me fuqinë e tij emocionale, luan një rol të rëndësishëm shoqëror dhe mund të lehtësojë edhe dhimbjen e plagëve më të thella. Në kohën kur Ukraina zhytet në humnerën e luftës, Vlad, 12 vjeçari nga Lviv, me një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, kërkonte një strehë të sigurt bashkë me nënën e tij, kërkim që e solli në Romë te gjyshen.
Pak kilometra më në veri, në Parma, luan një nga idhujt e tij më të mëdhenj: portieri Gigi Buffon. Gjatë një interviste, djaloshi tregonte ëndrrën e tij për të takuar numrin 1 të dukalëve. Ai kurrë nuk do ta kishte menduar se lajmi do të arrinte në veshët e shoqërisë së Kyle Krause. Nuk u desh shumë për të planifikuar gjithçka. Parma Calcio organizoi një takim në Tardini, ku Vladi i vogël mundi të shihte live, të bisedonte dhe të bënte foto me kampionin italian, nga i cili mori një fanellë me autograf dhe një shall të Parmës. Një gjest i vogël që ndriçoi makthin më të keq që një fëmijë mund të jetojë.
Vlad nelle scorse settimane è fuggito da Leopoli con la madre e la sorellina.
Ha un idolo: @gianluigibuffon 🧤
Il Parma ha deciso di organizzare un incontro speciale: nei suoi occhi ci sono delle emozioni che noi non riusciamo a descrivere 😍
Guarda la clip 📹⤵️ pic.twitter.com/lbN2BXITLr— Parma Calcio 1913 (@1913parmacalcio) April 6, 2022