• |
ide | kryesore

Antimafia italiane zbardh rolin e shqiptarëve në trafikun e kokainës dhe heroinës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një raport i antimafias italiane thekson se Shqipëria mbetet ende një prej rrugëve kryesore të trafikut të drogës. Sipas detajeve që zbulon gazeta “Il Giorno” shqiptarët dhe turqit janë aleatë mjaft të ngushtë sa i përket menaxhimit të heroinës.

Ndërsa kokaina ka për zot, vendin që edhe e prodhon, Perunë, roli që luajnë shqiptarët është hapja e “kanaleve” për transportimin e heroinës nga Turqia drejt Evropës.

“Në raportin e periudhës janar-qershor të vitit 2021, hetuesit e DIA-s u fokusuan tek krimi jo-italian, kryesisht aktiv në tregtinë me pakicë dhe shumicë të drogës.

Hetimet e Antimafias theksojnë se importi i heroinës menaxhohet nga turqit, “të cilët e eksportojnë atë në tregun europian përmes kanaleve shqiptare”.

Për sa i përket kokainës, “peruanët kanë një pozicion me rëndësi absolute në importimin e drogës: me kalimin e viteve, ata kanë përsosur kapacitetet në transferimin e drogës nga vendet e prodhimit për në Lombardi dhe Milano në veçanti”.

Pastaj janë shqiptarët, të cilët përdorin fundet e dyfishta të makinave për të transportuar kokainën nga portet e Evropës Veriore në Lombardi “nëpërmjet rrjetit të tyre të trafikantëve”.

Situata është shumë më fluide në lidhje me tregtimin e hashashit dhe marihuanës, “që përfshin subjekte të grupeve të ndryshme etnike, madje edhe ato që nuk janë të lidhura me kontekstin e krimit të organizuar” – citon gazeta italiane raportin e Antimafias. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *