• |
ide | kryesore

Arrestimet/ Policët e kufirit në Kukës ndanin deri 8 mijë euro në ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion i përbashkët Kosovë-Shqipëri ka sjellë arrestimin e 17 policëve doganorë shqiptarë të dyshuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës dhe 26 të tjerëve nga Kosova.

Po ashtu, për vepra të tjera penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës dhe kontrabandën, për 14 punonjës të Policisë së Shqipërisë, është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërsa 3 zyrtarë janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, ka rezultuar se policët shqiptarë u merrnin qytetarëve duke filluar nga 10 euro të cilat i ndanin më pas me njëri-tjetrin në fund të turnit. Fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Gazetasi.al, duket mënyra sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë mes punonjësve.

Njëra nga policet, shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët, duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Sipas njoftimit të SPAK, pas një hetimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Nga hetimi i nisur që në nëntor të 2020, SPAK thotë se është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së. /Gazeta Si



3 Comments

    1. Kjo eshte pergjegjesi personale…. hahaahahhaha
      Zeqo Pilafi nuk merr – punon per ate ‘lart’ JEPJA KESAJ, E KAM TE PUNESUAR.😁😁😁😁

  1. E cfare jane 8000 euro ne dite per nje grup policesh kur Mazniku biftekun 1000 eoro e kullufiste me

    ne kafshate tek Nusreti. Se mos mazniku ishte vetem, dhe se mos hengri vetem nje biftek.

    Ehu, rilindasit kete pune kane , po ul koken o popull e puno fort per pashallaret e kuq se ndoshta

    pas gostise te lene ndonje therrime sa per te mbajtur shpirtin gjalle. Fundja mos te te vije keq

    se kaq meriton dhe teper e ke. Naimi nuk e shkroi kot poemen “Bageti e bujqesi ‘ . Per ty e kishte

    fjalen e popull bageti qe nuk punon ne bujqesi por ne facebook. Hajt naten e mire dhe inshallah

    legalizohet hashashi dhe i kthehemi punes neper ara se na kishte marre malli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *