• |
ide | kryesore

Berisha kategorikisht kundër lejimit të kanabisit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Sali Berisha paralajmëroi se do të ketë një drogim masiv të të rinjve me legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.

Në një konferencë për mediat, Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare,

“Mesazhi që dërgon ky drejt fqinjëve tanë është se do të legalizojë kanabisin. Paçka se vetëm Italia mund të shpenzojë për mbrojtjen e qindra në mos miliarda euro. Në vitin 2012-2011 Italia pati hequr kontrollin e kufiri të saj në raport me Shqipërinë sepse flukset ishin ndër më minimalet. Sot kthehet në licensë për çdo familje shqiptare që tundohet nga lakmia për të mbjellë kanabisi, unë e kuptoj që licensat do ia japë klientelës, por në një vend ku ligjin e ka në dorë krimi, mos u çuditni ku një ditë t shihni plantacionet e vreshtave, mollëve, t’u vihet zjarr dhe të mbillet kanabis. Kanabis dhe ky vendim e bën Shqipërinë vend problematik për sigurinë e rajonit, dhe shton investimet dha financime të grupeve të organizatave kriminale dhe terroriste.. Unë u bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare. Me legalizimin e kanabis hiqet çdo barrikadë. Me legalizimin e kanabisit të hiqet çdo barrikadë, për drogat e rrezikshme, Do shohim drogim masiv të të rinjve dhe popullatës. Një bimë analoge e tillë nisi të legalizohej Jemeni. Çfarë pësoi Jemeni, një shkatërrim të plantacioneve të kafesë dhe zëvendësimin e saj me kanabisin. Shqipëria ka çdo mrekulli.”, tha Berisha.



8 Comments

  1. Me fjale nuk mundet e keqja, qe ka tete vjet qe eshte ulur mbi vnedin tone e po i mer shpirtin! Qen me te ndyre e me armik te Shqiperise se ky, nuk ka dhjere asnjehere toka shqiptare!

  2. Ne kohen kur sundonte Saliu u pyet
    perse lejonte kanabizimin e Shqiperise ai u pergjigj tkstualisht keshtu:
    “Une kame lejuar kanbizimin e Shqiperise per atsye politike.”
    Ndersa sot i ben thirrje popullit te ngrihet per te mos lejuar kultivimin ekanabisit mjeksor, pra per prodhime mjeksore.
    O idiote, a e kuptoni se cfare krimineli te ndyre kerkraheni!?

  3. Ik ore plak matuf. Ma mir i shko me e legalizu, nese jo, prap se prap kam me e konsumu. Gjith bota e ka legalizu, pse jo ne. Un jam per legalizim te plot. Kush do me e pi e pi dhe pa qen legal. U mbushen burgjet me nacu lagje qe pin nanji teke kurse tipa si puna jote qe i kan qi ropt duke vjedh e duke vrar e qe jan akuzu boterisht per korrupsion madhor dun me u bo prap kryeministra. Sa e pagove avokatin ne Franc? Me ca lekesh? Do me la figurn nga korrupsioni me lek korrupsioni. Cop muti njeri e cop hipokriti.

    1. Ne kohen e tij nje katund, Lazarati ishte ne tere Shqiperine, po ky robqiri Ramzan Kristaq Rama qe e mbolli Shqiperine nga Konispoli ne Vermosh me hashash? Per kete pune dhe ministri kampion Sajmja, eshte ne burg (shpresojme qe eshte ne burg)?

  4. në këtë batak thashethemesh, sajesash e akuzash lunatike, politikanë hallexhinj si Berisha e Meta kanë gjetur spiralen e vetme për t’u ringritur nga gropa ku ndodhen. Si për të provuar edhe një herë më shumë se shprehja e Haxhi Qamilit ‘Tuj pat Rrogozhinën dhe Peqinin, ç’më duhet mua ç’thonë Parisi dhe Londra’ nuk vdes asnjëherë në këtë vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *